Protesta vë në lëvizje PS/ Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të qarqeve

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në orën 08:30, në selinë e Partisë Socialiste, drejtuesit politikë të qarqeve në një takim që vjen në një moment të ndjeshëm politik.
Mbledhja zhvillohet vetëm pak ditë pas takimit të zgjeruar me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, ndërsa në Tiranë prej më shumë se tre javësh vijojnë protestat qytetare kundër qeverisë.
Takimi i paralajmëruar vjen teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 24-t dhe presioni publik ndaj qeverise mbetet i lartë.
Burime nga mbledhja e fundit e grupit parlamentar kanë bërë me dije se kryeministri ka kërkuar angazhim më të madh të deputetëve dhe drejtuesve socialistë në komunikimin me qytetarët, veçanërisht në rrjetet sociale, aty ku përmbajtjet që lidhen me protestat po marrin vëmendje të konsiderueshme.
Lexo edhe
POLITIKE
Rama ofendoi protestuesit/ Reagon Bardhi: F*ck you nuk është lapsus, por mënyra se si ai e ushtron pushtetin

Rama për Bloomberg: Nuk tërheqim mbështetjen për projektet e Jared Kushner, protestat janë teatër politik

Marjana Koçeku letër Ramës: Shqiptarët janë lodhur nga ju! Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja

Rama iu tha “F*ck You” protestuesve/ Shehaj: Fundi i një kryeministri është kur shan popullin e tij

“Rama u tha ‘F*ck You’ shumicës së shqiptarëve”, Këlliçi: Kryeministri ka prekur fundin e tij politik

CBS News: Si u kthye një investim në një lëvizje antikorrupsion në Shqipëri?

“Revolucioni i Flamingove ka tërhequr vëmendjen e Evropës”- Gazeta gjermane: Protesta është zgjeruar përtej mjedisit! Mijëra njerëz kërko...

Berisha: Rama është marrë me azilin e Lubi Ballukut, por po mendon edhe për kokën e tij që të largohet!





