Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Protestat, Alizoti-qeverisë: Partinë nënë tuaj e hoqi rruga, asnjë lider nuk sillet si Rama

P
Piranjat11 June 2026, 12:45 · 3 min lexim
Protestat, Alizoti-qeverisë: Partinë nënë tuaj e hoqi rruga,

Nga Foltorja e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, komentoi protestat e qytetarëve kundër qeverisë, duke thënë se dalja masive e tyre në shesh është një zemërim i madh shoqëror ndaj padrejtësive që iu janë bërë.

Ai theksoi se protestat masive të qytetarëve mund ta çojnë vendin në destabilizim sepse është një revoltë reale dhe me shumë energji. Deputeti demokrat iu kujtoi socialistëve se edhe “partia e tyre nënë” u rrëzua nga revolta e qytetarëve.

Më pas, Alizoti komentoi edhe sjelljet dhe komentet e kryeministrit Edi Rama për protestuesit, duke e cilësuar si të “çmendur” dhe duke shtuar se asnjë lider në botë nuk reagon në mënyrë të tillë si ai.

“Protestën e kanë bërë vetë njerëzit dhe mirënjohje njerëzve të lirë që po protestojnë për padrejtësitë, jetën e vështirë që kanë. Në kohë krizash përpiqen të gjithë të marrin protagonizëm.

Protesta e sotme ka një gjë. Është protestë reale, natyrale. Është zemërim shoqëror ndaj një padrejtësie të madhe që ka zënë vend në këtë vend, protesta e të rinjve që nuk gjejnë një punë pa njohur dikë, pa qenë në politikë. Kjo është Shqipëria reale, por arroganca është pika ku çon çdo forcë politike, çdo pushtet drejt shkatërrimit.

Rujuni dhe kini kujdes se arroganca ndodh kur autokratët, oligarkët e pushteti …dhe mos thoni ne fitojmë shumë. Nuk fiton asnjë. Ajo protestë mund ta çojë Shqipërinë në destabilizim, është protestë natyrale, me shumë energji, ka energjinë e të rinjve, e njerëzve pa shpresë, e atyre që iu janë bërë padrejtësi.

Padrejtësia ka hedhur perandori. Reflektoni, mos recitoni se kuvendi përfaqëson shqiptarët dhe u kanë ndërtuar dy lloje realitetesh. Realiteti i madh është në rrugë.

Partia nën e juaja e hoqi rruga, nesër mund të mbyllin qepenat, të dalin të gjithë ku do të shkoni ju. Si do ta drejtoni Shqiprinë me bandën e Durrësit apo Elbasanit. Reflektoni se është sinjali i keq për Shqipërinë.

Merreni atë të marrin e lidheni, se është çmendur. Është bërë si kloun. Nuk ka kryeministër në botë që sillet ashtu, në asnjë lloj diktature. Ato protestuesit kanë bërë parrula brilante por ai fatkeqësisht është kryeministri i Shqipërisë. Një i çmendur mund të çmendtë të gjithë Shqipërinë Shqipëria ka nevojë të bëhet vend normal.”, tha Alizoti.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.