Protestat e fuqishme kundër Ramës, ish-ambasadori Roland Bimo: Anëtarëve të PS do t’u vijë turp njëlloj si komunistëve në vitet ’89-’91!

Ish-ambasadori Roland Bimo ka komentuar protestat e fuqishme prej gati një muaji të qytetarëve kundër kryeministrit Edi Rama.
Në një emision televiziv, ish-ambasadori u ndal edhe te sjellja e deputetëve dhe anëtarëve të PS ndaj protestës dhe mburojës që po i bëjnë kryeministrit Rama.
Ai u shpreh se ata do kujtohen me turp në të ardhmen, njëlloj si komunistët e në vitet e fundit të regjimit që u bënë mburojë e diktaturës para rënies së komunizmit në 1991.
Sjelljes së tyre shton Bimo u ka kaluar koha përballë qytetarëve shqiptarë.
Ish-ambasadori Roland Bimo: Dhe kam përshtypjen se me kalimin e kohës anëtarëve të Partisë Socialiste do t’u vijë turp siç do t’u vijë turp anëtarëve të Partisë së Punës në vitet 89 90 91, kur ndonëse u shërbenin me shumë zell një partie së cilës i kishte kaluar koha edhe sot anëtarët e Partisë Socialiste i shërbejnë me zell të cilës duket se jo i ka kaluar koha sot si formacion politik, por i ka kaluar koha si mënyrë sjelljeje përballë qytetarëve të vet. Dmth, unë këtë ndiej që është një forcë politike e cila nëse 10-15 vjet më parë përfaqësonte përparimin, zhvillimin, progresin.
Lexo edhe
POLITIKE
Bujar Asqeriu i revoltuar me pushtetin: Duhet të protestojmë! Këta vjedhin edhe 100 lekët e një dosjeje

TIME: A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

Themeluesi i FRESSH godet Ramën/ “Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet”, Ilir Zela: Kriminalizoi Kuvendin e emëroi horra në qeveri! Ja ...

Analisti politik francez: “Revolucioni i Flamingove Rozë” po kthehet në një sfidë për Edi Ramën

PD: Sulmi ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së është akt antishqiptar i orkestruar nga Edi Rama

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

'Kumbari' në telashe? Këlliçi: Janë zbuluar 500 planet e fshehta të Ramës

Ermelinda Meksi kundër Ramës: PS ka humbur aftësinë për t’u vetëkorrigjuar





