Protestat kundër investimit në Zvërnec/ Dule: Protestuesit u dhunuan me urdhër të Edi Ramës

Deputeti Vangjel Dule tha sot në Kuvend se dhuna e ushtruar ndaj protesuesve në Zvërnec, nga rojet private, ka qenë e porositur nga vetë kryeministri Edi Rama. Sa i përket pretendimeve të disa qytetarëve se kanë pronësinë e disa sipërfaqeve në zonën ku është planifikuar të ndërtohet resorti, Dule tha se shteti duhet të pezullojë vazhdimin e investimit deri në sqarimin e së vërtetës.
"Dhunuesit ishin të njëjtë në të njëjtën kohë dhe grabitësit, ata që në emër të zhvillimit nuk pyetnin për trashëgiminë, për natyrën, nuk pyetnin as për të drejtat e pronës. Pyetja është: ku e gjen guximin grabitësi të ketë të njëjtën kohë dhunuesin? Kjo vjen vetëm kur ka mbështetjen e plotë dhe pa rezerva të pushtetit, dhe pushteti në këtë vend i takon vetëm Edi Ramës. Dhunuesit dhe grabitësit vepronin me urdhër dhe me porosi dhe në emër të Edi Ramës. Solli në këtë Kuvend ligjin për shtyrjen e investimeve strategjike deri në fund të vitit 2027, në të njëjtën kohë bën karshillëk në BE dhe shtiret se kemi vështirësi të kthejmë pronat. Në një kohë që nuk bën atë që do bënte çdo shtetas i ndershëm, që do të thotë të pezullojë çdo investim strategjik deri sa të zgjidhet çështja e pronave", tha Dule.
Lexo edhe
POLITIKE
“Rama ik”/ Mbyllet protesta e qytetarëve në mbrojtje të Zvërnecit: Nesër më shumë!

Nga himni kombëtar, te “Për mëmëdhenë”/ Bulevardi "ndizet" nga këngët patriotike, mijëra qytetarë në protestë

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Vijon protesta para Kryeministrisë, thirrje për largimin e Ramës

"Pushteti u shërben oligarkëve dhe banditëve", Zhupa për Zvërnecin: Drejtorin e policisë Vlorë do ta lënë 2 javë në shtëpi me pushime...

"Sot është 1 Qershori, por unë protestoj"/ 12-vjeçari: Jam këtu për Shqipërinë! Poshtë oligarkia

Kundër terapisë homronale/ Koalicioni Pro Familjes, aktivistët: Do luftojmë për fëmijët dhe të drejtat e prindërve

“Ku është ai, s’po e gjej”/ Braçe kërkon ministrin e Bujqësisë në Kuvend: Të kam çuar një ankesë

"Na lini të shijojmë fëmijërinë!"/ Koalicioni për Familjen protestë në Sheshin Skënderbej kundër terapisë hormonale





