Protestat masive/ Këlliçi: Vendosja e flamujve të Izraelit e qëllimshme nga Rama! Qytetarët të mos bien pre e provokimeve

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të dëmtojë protestën qytetare përmes, sipas tij, skenarëve provokues që synojnë të devijojnë vëmendjen nga kërkesat e protestuesve.
Këlliçi ka publikuar një video, ndërsa thotë se vendosja e flamujve të Izraelit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është bërë me qëllim që të krijohen incidente gjatë protestës.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që marrin pjesë në protestë të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e veprimeve që, sipas tij, mund të përdoren për të njollosur protestën dhe mesazhin e saj politik.
“Edi Rama po bën gjithçka për ta dëmtuar protestën qytetare dhe është gati të vërë në jetë dhe skenarin më djallëzor të mundshëm!!!
Ka veshur Bulevardin me flamuj të Izraelit duke shpresuar të ndodhë ndonjë akt që do t’i baltoste njerëzit që janë ngritur në revoltë.
Burime shumë serioze informojnë se Edi Rama do ta ekzekutojë vetë këtë skenar me njerëzit e tij të infiltruar mes turmës, ditën e sotme! Ndaj dhe flamujt, si kurrë më parë, janë vënë në lartësi që lehtësisht mund të kapen nga këmbësorët!
Është rasti që çdokush të bëjë kujdes e të mos bjerë pre e këtij provokimi.
Distancohuni nga çdo akt, gjest, apo skenar që synon të devijojë qëllimin e vërtetë të protestës që është dorëheqja dhe korrupsioni i Edi Ramës.
Bëni kujdes, qëndroni vigjilent, distancohuni nga provokimet”, shkruan Këlliçi.
Lexo edhe
POLITIKE
Rama akuzoi iranianët për luftë hibride, reagon Teherani: Qeveria Rama po fajëson Iranin për të shmangur përgjegjësinë ndaj shqiptarëve!...

“Rama të japë dorëheqjen”/ PD dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjve: Bashkon interesin publik me interesin e anëtarësimit të Shqipëris...

Maliqi: Hajdari i Kuçovës i dënuar nga SPAK dhe nën hetim për 11 kallëzime të tjera, vazhdon cirku i mbrojtjes oligarkike

Nga The Times, CNN, BBC, Bloomberg dhe Reuters/ Revolta qytetare! Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë kundër Ramës

‘Sazan-Karaburun, i vetmi Park Kombëtar Detar në Shqipëri’/ Malltezi: U shpall në vitin 2010





