Protestat masive shqetësojnë Ramën, mbërrin me helikopter në Vlorë dhe mbledh në takim banorët e Zvërnecit

Në kulmin e protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të premte në Vlorë, ku po zhvillon një takim me banorët e zonës dhe përfaqësues të pushtetit vendor.
Lëvizja e kreut të qeverisë vjen vetëm pak ditë pasi mijëra qytetarë kanë dalë në protestë në Tiranë kundër projektit që lidhet me investimin e Jared Kushner dhe Ivanka Trump në zonën e Pishë Poros. Për shumë protestues dhe aktivistë, zbritja e Ramës në Vlorë shihet si një përpjekje për të ulur tensionet dhe për të rimarrë kontrollin e debatit publik që është përshkallëzuar pas përplasjeve të fundjavës së kaluar.
Kryeministri mbërriti me helikopter në fushën e aviacionit në Vlorë dhe më pas u drejtua në Pallatin e Kulturës "Labëria", ku u prit nga kryebashkiakja Brunilda Mersini dhe drejtuesi politik i PS-së për qarkun Vlorë, Blendi Çuçi.
I pyetur nga gazetarët për protestat dhe situatën e krijuar, Rama refuzoi të japë komente, duke u përgjigjur vetëm me një "Jo". Më pas ai nisi takimin me banorët e Zvërnecit, në një moment kur kundërshtimi ndaj projektit ka kaluar kufijtë lokalë dhe është kthyer në një çështje kombëtare.
Qytetari: Ajo është një tokë e trashëguar dembabadem. Mua më vrau, u duk e paragjykuar, u duk sikur ç’të pres unë tani nga gjykata. Nëse më takon prona apo jo e cakton gjykata. Më kanë sorrollatur 35 vite, 25 vite luftoi im atë derisa vdiq. Fakti që s’kemi vrarë e prerë s‘do të thotë që të mos intervistohemi e të mos kemi zë. Disa deklarata tuajat më kanë prekur.
Rama: Fjalët kanë peshë të madhe. Unë jam shumë i kudjesshëm me fjalë. Kam thënë që prona është e kthyer denbabaden. Është kthyer shumë vite më parë, jo në këtë periudhë. Ligji funksionon që kthehen pronat e trashëguara. Nëse kthimi është i drejtë ose jo këtë nuk e vendos unë apo qeveria.
Lexo edhe
POLITIKE
Blushi nga GJKKO: Procesi ndaj Metës pa transparencë, seancat duhet të transmetohen drejtpërdrejt

“Protestat për Zvërnecin organizohen nga iranianët”/ Bardhi për deklaratën e Ramës: Viktimizohet dyerve të botës, pse shqiptarët i kërkoj...

Meta: SPAK po fsheh prova dhe po politizon procesin ndaj meje

Rama: Protesta e organizuar nga iranianët. Vengu: Protesta e denjë!

“Jam rrëmbyer nga persona të panjohur”/ Meta në GJKKO: Kryemadhi nuk ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA





