Protestat për rrëzimin e qeverisë Rama objekt diskutimi në PE, eurodeputetja holandeze: Paratë publike shkojnë për një grup të privilegjuar

Protestat e zhvilluara në Tiranë, por edhe në vende të ndryshe të botës, ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë kanë marrë vëmendjen edhe të Parlamentit Evropian.
Gjatë një diskutimi në Parlamentin Europian në Bruksel, eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg u ndal te situata në Shqipëri dhe te arsyet që, sipas saj, kanë nxjerrë qytetarët në rrugë.
Ajo thekson se kërkesat që shqiptarët i kanë nxjerrë në rrugë janë të qarta dhe me të drejtë pyesin se ku shkojnë paratë publike.
“Shqiptarët kanë dalë në rrugë dhe kërkesat e tyre janë të qarta. Sigurisht që ata duan zhvillim ekonomik, por jo me çdo kusht. Për sa kohë që nevojat bazë nuk plotësohen, si uji, shëndetësia dhe një pagë dinjitoze, ata kanë të drejtë të pyesin nëse burimet publike po shkojnë për qytetarët apo për një grup të privilegjuar”
Po ashtu eurodeputetja holandeze bëri të ditur se në fund të muajit qershor do të vizitojë Shqipërinë për t’u njohur nga afër me situatën.
“Në fund të qershorit do të udhëtoj drejt Shqipërisë për të dëgjuar dhe për të gjetur ide që mund t’i marrim me vete, në mënyrë që të ndihmojmë,” u shpreh ajo.
Lexo edhe
POLITIKE
Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si Ambasador i ShBA në Tiranë

Mbahet në Tiranë protesta e 17-të para Kryeministrisë/ Të rinjtë për komisioneren e BE-së: U bë Narta kos, garancitë s’pinë ujë...

‘Pse qëndroni kur s’jeni dakord?!’, Alimehmeti përplaset me deputeten socialiste

Eurodeputeti gjerman e thotë në shqip: Shqipëria nuk është në shitje

‘O bos t’rre menja se u ka bo deti Marta Kos’, mesazhet pikante për komisioneren e BE





