Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
POLITIKE

“Protestat për Zvërnecin organizohen nga iranianët”/ Bardhi për deklaratën e Ramës: Viktimizohet dyerve të botës, pse shqiptarët i kërkojnë dorëheqje

P
Piranjat 5 June 2026, 17:41 · 3 min lexim
“Protestat për Zvërnecin organizohen nga iranianët”/

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me protestat për projektin në Zvërnec. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi ironizoi qëndrimet e Ramës, duke theksuar se Kryeministri po viktimizohet dyerve të botës, pse shqiptarët po i kërkojnë dorëheqje.

Deklarata e plotë:

Dëgjojeni vetë Kryeministrin e Shqipërisë në ç’gjendje është katandisur. Viktimizohet dyerve të botës, pse shqiptarët i kërkojnë dorëheqje.

Me teorinë e tij të viktimizimit, na paska gjetur një armik të ri të jashtëm. Ditën e parë na tha se protestat në Zvërnec u nxitën nga fqinjët që na kanë zili. Domethënë armiku i jashtëm ishte Greqia. Pastaj na tha se pas protestës qëndrojnë myslimanët e zemëruar për Gazën. Sot ka gjetur një armik të ri: iranianët.

Në vetëm pesë ditë kemi kaluar nga Greqia, te Gaza dhe Irani. Me këtë ritëm, së shpejti do të shohim në protestë vetë Vladimir Putinin. Dhe kur të kalojë edhe pak kohë, ndoshta do të mësojmë se White Walkers dhe Night King janë nisur të pushtojnë Shqipërinë.

Çfarë mjerimi për një kryeministër që nuk merr dot asnjë përgjegjësi, por e gjen gjithmonë fajtorin jashtë vetes!

Protestat nuk nisën as në Athinë, as në Gaza, as në Teheran. Protestat nisën nga Zvërneci në Tiranë dhe po ndodhin tani edhe në kryeqytetet e Europës ku jetojnë shqipëtarë, sepse në Zvërnec policia lejoi që protestuesit të tërhiqeshin zvarrë, siç ndodh rëndom në qeverisjen e Edi Ramës me kundërshtarët politikë. Dhe kjo skenë s’ka asnjë ndryshim me atë që ndodh në Teheran me kundërshtarët e regjimit atje.

E vërteta më e madhe në të gjithë këtë histori është i vetmi sulm nën të cilin ndodhet Shqipëria është ai i korrupsionit të shfrenuar nën qeverisjen e Edi Ramës. Prandaj, njerëzit janë në protestë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit nga detyra.

Dhe në fund një këshillë për Edi Ramën. Duke parë komplote dhe konspiracione kudo, nuk bën gjë tjetër veçse i ushqen ato dhe, dashje pa dashje, nxit ose bëhesh pjesë e skenarëve kundër Shqipërisë. Prandaj, në vend që të viktimizohesh dyerve të botës, eja në zyrë dhe jep dorëheqjen. Shikoje edhe si një terapi për veten. Sot m’u duk vërtet se ke nevojë për shumë pushim të pakthyeshëm.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.