Flotilja “Global Sumud” drejt Sazanit, për të mbështetur “Revolucionin e Flamingove”

Më 20 gusht, një grup aktivistësh do të niset nga Brindisi drejt ishullit Sazan në Shqipëri. Ata do të udhëtojnë së bashku me përfaqësues të "Global Sumud", "Mesdhe", "Palestina e Lirë" dhe diasporën shqiptare.
Në qendër të protestës është ishulli Sazan, i pasur me specie të rralla dhe i vendosur pranë lagunës së mbrojtur Vjosë-Nartë. Ky është i vetmi vend në Shqipëri ku jetojnë flamingot rozë. Sipas aktivistëve, ishulli po shitet për të ndërtuar një resort luksi me vlerë 1,4 miliardë dollarë. Blerësi i pretenduar është Jared Kushner, i njëjti person që në Davos prezantoi planin për ta shndërruar Gazën në një “Riviera”.
Aktivistët e quajnë këtë projekt një formë të re të kolonializmit, të veshur me petkun e turizmit dhe “zhvillimit”. “Nuk është rastësi, është zakon”, theksojnë ata.
Që nga 16 maji, në Shqipëri ka nisur lëvizja e njohur si “Revolucioni i Flamingove”. Aktivistët thonë se populli ka thënë “mjaft” dhe se nuk do të lejojnë shitjen e ishullit.
“Një ishull nuk shitet. Toka duhet t’i kthehet atij që jeton aty, t’i bashkohemi Revolucionit të Flamingove.”, deklarojnë organizatorët e nismës, duke ftuar publiku të bashkohet me Revolucionin e Flamingove.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha: ‘Shtetëzimi’ i tregtisë së ilaçeve, Rama do të përdorë modelin e punëve të pista KAYO

Berisha: Zjarret i dikton betoni, edhe te godina e televizionit publik ra zjarr, duket se edhe aty do të ndërtohet ndonjë kullë

Protestat kundër Ramës/ Gazeta italiane: Roma nuk duhet të heshtë për shkak të kampeve të refugjatëve

Berisha flet për median britanike: Kauza e protestës është edhe kauza jonë, Rama sillet si një sulltan

FOTOLAJM/ “Zemra e Shqipërisë” në protestë, diaspora mbush Tiranën

“Përqafon Soros, i puth duart Vuçiçit! Tirana dhe Kruja digjen, ti në plazh!”/ Protestuesi mesazh Ramës: Kjo rini në shesh ka për ta sjel...

Rrogozhina sërish në protestë kundër bashkimit me Kavajën: Kjo është shtëpia jonë

“Sheshi merr nur kur vini ju!”/ Aktivisti Edison Lika: Rroftë Diaspora! Do t’i largojmë ata që ju larguan! Dorëheqje





