Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco R... Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave E premte “e zezë”/ Gjithçka kthehet “përmbys” për dy shenja horoskopi Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse
POLITIKE

Protestë në Memaliaj kundër reformës territoriale, qytetarët kundërshtojnë planin e qeverisë për shkrirjen e bashkisë

P
Piranjat31 July 2026, 19:25 · 4 min lexim
Protestë në Memaliaj kundër reformës territoriale,

Banorët e Memaliajt dhe zonave rurale kanë dalë në protestë kundër propozimit të reformës së re territoriale, që parashikon shkrirjen e Bashkisë së Memaliajt dhe bashkimin e saj me Bashkinë e Tepelenës. Tubimi u organizua nga vetë qytetarët, të cilët e cilësuan planin si një goditje ndaj historisë, identitetit dhe të ardhmes së qytetit.

Pakënaqësia vjen pasi raporti i depozituar në Kuvend parashikon që nga shtatë bashkitë e qarkut të Gjirokastrës të shkrihen tre prej tyre: Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova. Banorët shprehen se vendimi rrezikon t’i lërë pa institucionet e mbetura dhe t’u vështirësojë më tej aksesin në shërbimet publike.

Në protestë ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Memaliajt, Albert Malaj, i cili mbajti këtë deklaratë:

“Sot ne ndodhemi në këtë protestë, kemi dxëgjuar zërin e shumë qytetarëve, të cilët kanë ditë që po kërkojnë të ngrihen në protesta, por nisur nga fakti që ditën e djeshme komisioni i reformës territoriale ka depozituar në Kuvend një raport të njëanshëm, që parashikon shkrirjen e qytetit të Bashkisë Memaliaj dhe bashkimin me Bashkinë e Tepelenës. Kjo ka sjellë një indinjatë të thellë të të gjithë banorëve të 53 fshatrave të Bashkisë Memaliaj, të cilët nuk mund ta pranojnë këtë shkrirje që qeveria u bën të gjithë banorëve të Bashkisë Memaliaj, pasi, siç të gjithë e dimë, Bashkia Memaliaj është një nga bashkitë më të mëdhaja në qarkun e Gjirokastrës, si nga popullsia dhe nga sipërfaqja, e përbërë nga qyteti dhe pesë njësi administrative të cilat kanë një shtrirje shumë të gjerë territoriale dhe një infrastrukturë të vështirë. Nisur nga ky propozim që realisht ndikon shumë negativisht në qytetin e Memaliajt, sidomos qyteti të cilit i ikin të gjithë institucionet, i vetmi që ka ngelur tashmë në Memaliaj.

Unë mendoj që kjo ka prapaskena, duke patur parasysh dhe bashki të tjera të cilat kanë ngelur në hartën territoriale në propozimet që u dhanë, që janë bashki më të vogla, qoftë si numër banorësh, qoftë edhe në sipërfaqe territoriale. Bashkia Memaliaj e vërtetë mund të jetë afër Tepelenës si qytet, por fshatrat e Bashkisë Memaliaj ndodhen… fshatrat më të largët janë 70 e ca kilometra, 80 kilometra nisur nga qyteti, që do të thotë ne jemi më afër, mund të shkojmë në Tiranë sesa të shkojmë në këto fshatra. Kufizohemi me Beratin, me Këlcyrën, me Përmetin, me Mallakastrën dhe me Vlorën. Kjo sjell një humbje identiteti, vazhdon hemorragjia e shpopullimit të të gjithë banorëve të qytetit të Memaliajt.”

Gjatë protestës, banorët theksuan se Memaliaj është një qytet me histori dhe identitet, ndërsa shkrirja e bashkisë do të përshpejtonte largimin e institucioneve dhe do të rëndonte jetën e dhjetëra fshatrave që marrin shërbime në këtë njësi vendore.

Protestës iu bashkua edhe deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ndërsa organizatorët paralajmëruan se kundërshtimi ndaj reformës territoriale do të vijojë. Reagime dhe protesta kundër hartës së re janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit, duke treguar një pakënaqësi në rritje ndaj projektit të qeverisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.