Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
POLITIKE

Protestë në Shkodër kundër konsullatës serbe, qytetarët: I kemi të freskëta plagët

P
Piranjat 2 August 2026, 21:15 · 1 min lexim
Protestë në Shkodër kundër konsullatës serbe,

Një grup qytetarësh kanë dalë këtë të diel në protestë në qendër të Shkodrës, duke kundërshtuar hapjen e një konsullate serbe në qytet, por edhe duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë.

Protestuesit marshuan në rrugët e Shkodrës me pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa gjatë fjalimeve të tyre deklaruan se krijimi i një konsullate serbe në këtë qytet është i papranueshëm.

Sipas tyre, Shkodra nuk ka lidhje historike, ekonomike apo diplomatike që të justifikojë një përfaqësi të tillë, ndërsa përmendën edhe historinë e konfliktit në Kosovë dhe krimet e kryera gjatë luftës nga forcat serbe.

Qytetarët i kërkuan autoriteteve të rishikojnë vendimin dhe të mos lejojnë hapjen e konsullatës, duke theksuar se kjo çështje prek ndjeshmëri kombëtare dhe historike.

Gjatë protestës u dëgjuan edhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa tubimi u zhvillua pa incidente dhe nën monitorimin e autoriteteve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.