Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali... Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B... Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI) Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot
POLITIKE

Protestuesi i revoltuar: Rama dha 4.2 mln euro për tallava, por zjarrfikëset janë të kohës së ‘qepës’

P
Piranjat16 August 2026, 20:18 · 2 min lexim
Protestuesi i revoltuar: Rama dha 4.2 mln euro për tallava, por

Një qytetar deklaroi nga protesta e sotme se si kryeministri Edi Rama e ka humbur legjitimitetin politik, ndërsa akuzoi qeverinë për largimin e të rinjve, goditjen e biznesit dhe keqmenaxhimin e fondeve publike.

Duke iu referuar situatës së zjarreve, protestuesi e krahasoi shpenzimin prej 4.2 milionë eurosh për koncertin e Kanye Ëest me mungesën e mjeteve zjarrfikëse në zonat e prekura nga flakët.

Ai kërkoi gjithashtu që në protestë të bashkohen pensionistët, të rinjtë dhe qytetarët që, sipas tij, janë prekur nga politikat e qeverisë.

“78 ditë në protestë. Po ta llogariësh nga një deputet përditë do të thotë 78. Ne kemi qeverinë tashmë. Edi Rama dhe Berisha kanë rënë. Janë deligjitimuar. Kanë ngritur një sistem për grabitjen e pronës. Berisha me Piramidat e Gërdecin. Kanë shkatërruar Shqipërinë dhe kanë larguar rininë.

Diaspora duhet të vijë çdo muaj për t’ju thënë se ju jeni ata që na larguat. Edi Rama erdhi me premtime të mëdha. Do të hapte 300 mijë vende pune. Por trefishin e tyre i largoi. Sot i tall pensionistët me 50 mijë lekë. Unë iu bëj thirrje pensionstëve se kjo nuk është protestë e Saliut. A e patë çfarë ndodhi në Kuç?

Këtu duhet të jenë të gjithë qytetarët. Të rinjtë shumë kanë ikur. Edi Rama premtoi shumë për rininë. Por i largoi. Promovoi alfabetizmin me Zegjinenë. Fëmijët nuk kanë ku të luajnë. Arsimin e shkatërroi. Mazniku ha biftekun 1 mijë euro te Nusreti ndërsa pensionistët zgjedhin midis bukës dhe ilaçeve.

Biznesmenët e ndershëm mundohet t’i godasë. Tani që buron sezoni çon inspektoriatin në bregdet. 4.2 milionë euro i çoi për tallava. Në krujë ishte një zjarrfikëse e kohës së qepës. Sot qytetarët nuk kanë mundësi të jetojnë “, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.