Protestuesi: Jemi kthyer në makthin e Ramës! Do ta rrëzojmë

Një nga protestuesit, duke komentuar dokumentin e kryeministrit Edi Rama të titulluar “Besa”, theksoi se ai ka lidhur besë vetëm me oligarkët dhe krimin e organizuar dhe jo me qytetarët ashtu siç pritej 13 vite më parë.
Ai u shpreh se protesta e tyre, e cilësuar si Revolucioni i Flamingove, është kthyer në makthin e Edi Ramës dhe se protestuesit do ta rrëzojnë këtë të fundit.
“Për 57 ditë jemi kthyer në makthin e Edi Ramës. Priste që me rritjen e temperaturave kjo protestë të binte, por kjo është vera e vetmisë së madhe. Ai nuk do ta mbyllë dot verën sepse Revolucioni i Flamingove do të rrëzojë Ramën dhe qeverinë e tij.
57 ditë rezistencë për të bërë të mundur atë që ky kryemimistër nuk e bëri për 13 vite sepse është i pabesë. Ai lidhi besën me oligarkët dhe krimin e organizuar ndaj ne i kërkojmë dorëheqjen”, tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
Rreth dy muaj revoltë kundër qeverisë, CNN: Pakënaqësia e grumbulluar shpërthen në Shqipëri, objektivi i protestave është Edi Rama

Kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Revolta kundër kryeministrit në ditën e 57-të, qytetarët sërish në tubim

Nesër seanca e fundit plenare, qytetarët lajmërojnë protestë para Kuvendit

Rama sulmon protestuesit: Korbat dhe sorrat as mos lodhen hiç duke refuzuar ‘Besën’

Bardhi akuza Ramës për “Paketën e Maleve”: Propagandë, ja ç’thotë e-Albania!

‘Na larguat fëmijët nga vendi’/ Ish-kryetari i PS Korçë-Ramës: Krijove administratën më të korruptuar në 114 vite shtet

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 57-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për largimin e Ramës





