Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i radhës - KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së
POLITIKE

Protestuesi: Kryeministri pro-sllav duhet të largohet urgjentisht, tradhtoi luftëtarët e UÇK-së

P
Piranjat 4 August 2026, 21:53 · 5 min lexim
Protestuesi: Kryeministri pro-sllav duhet të largohet urgjentisht, tradhtoi

Në ditën e 66-të të protestës ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, një prej qytetarëve pjesëmarrës ka akuzuar ashpër atë për qëndrimet ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së dhe shqiptarëve nga trevat e tjera.

Gjatë fjalës së tij në shesh, protestuesi u shpreh se luftëtarët e UÇK-së kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për kombin dhe kritikoi mënyrën se si, janë trajtuar disa prej tyre pas luftës.

Ai akuzoi Edi Ramën për qëndrime që i cilësoi si ‘pro-sllave’ dhe tha se qeveria shqiptare ka braktisur disa ish-luftëtarë të UÇK-së.

Protestuesi komentoi edhe vendimin për shpalljen ‘non grata’ të hoxhës Bekir Halimi, duke e cilësuar si një veprim të padrejtë ndaj një shqiptari nga trevat jashtë kufirit.

‘Jam shumë i lumtur dhe krenar që për më shumë se 60 ditë protestojmë këtu në shesh përbri me luftëtarët e UÇK-së.

Ata e dhanë kontributin e tyre më të lartë duke vendosur jetën e tyre në rrezik për kombin, dhe luftuan me vite, edhe sot po japin një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë protestë për më shumë se 60 ditë.

Pse kështu është shqiptari i mirë, lufton me pushkë në mal, lufton me penë në letër, edhe lufton me mikrofon në shesh kundër sllavit dhe kundër pro-sllavit shqiptar.

Në historinë tonë kemi pasur shumë pro-sllavë shqiptarë, edhe një ndër ta më i madhi, vetë kryeministri jonë në ikje, Edi Rama. Pa dyshim se luftëtarët e UÇK-së që janë me ne këtu mund të flasin shumë më mirë dhe me më shumë detaje se unë për bashkëluftëtarët e tyre të cilët janë vrarë, janë plagosur ose janë zhdukur pasi kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë të pabesë.

Po edhe mua më dhem zemra edhe kam dëshirë që t'i them dy fjalë. Komandant Teli, luftëtari i madh Lefter Koxhaj, ka ndërruar jetë në 2001-shin në Shkup në lagjen Gazi Babë, është vrarë në gjumë pabesisht, edhe në 2020-ën një xhami në Tiranë, xhamia e Dine Hoxhës, mblodhi fonde për familjarët e tij që po jetonin në një shtëpi pothuajse pa çati, të braktisur nga qeveria Rama dhe nga çdo qeveri tjetër para saj.

Në 2025-ën edhe 2024-ën, një nga trajnuesit e snajperave të betejës së Koshares në Kosovë, i cili u plagos, është gjetur i lënë rrugëve edhe mbahet në një azil në Kosovë, bëhet fjalë për Beqir Lamin nga Burreli. Shteti jonë plotësisht e tradhtoi edhe e la në baltë.

Sot, jo më larg sesa sot, një tjetër luftëtar i UÇK-së, hoxha i nderuar Bekir Halimi, pa asnjë lloj arsye u bë non-grata në Shqipëri, në Shqipërinë e tij për të cilën ai ka luftuar.

Tani neve na dhem zemra kur pengohet një shqiptar i trevave shqiptare që të vijë këtu në Shqipëri, edhe për më tepër pa dhënë asnjë arsye. Pa dyshim se ky është një veprim pro-sllav nga një kryeministër pro-sllav.

Një kryeministër pro-sllav që nuk pati guxim që të bëjë non-grata as Nezanën, e cila tha që në Kosovë duhej bërë spastrim etnik. Teksa Kosova e bëri, ky, tradhtari i Ballkanit të Hapur, nuk kishte guxim që të bënte të njëjtën gjë, por arriti që të bëjë non-grata një luftëtar të UÇK-së.

Kryeministri pro-sllav duhet të largohet urgjentisht, qartazi interesat e tij shihen, tradhtoi luftëtarët tanë të UÇK-së dhe duhet të largohet sa më shpejt! UÇK!’, tha qytetari në fjalën e mbajtur në protestën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.