Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
POLITIKE

Protestuesi nga Sheshi “Skënderbej”: Në shtator do të bllokohen rrugët, do përshkallëzojmë! Rama nuk hiqet me këngë e valle

P
Piranjat21 August 2026, 19:52 · 1 min lexim
Protestuesi nga Sheshi “Skënderbej”: Në shtator do të

Në ditën e 83-të radhazi të qëndresës kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” përpara se të nisin marshimin e tyre drejt godinës së Kryeministrisë.

Një prej protestuesve ka shprehur vendosmërinë e sheshit për të mos u dorëzuar.

Protestuesi theksoi se synimi përfundimtar i qytetarëve është përmbysja e kryeministrit dhe shpëtimi i atdheut, duke nënvizuar se shpresa e shqiptarëve nuk do të vdesë kurrë. Ai hodhi akuza të forta mbi gjendjen e vendit, duke u shprehur se sektori i shëndetësisë, prodhimit dhe ushtrisë ndodhen në pikën më të ulët: “Këtu nuk prodhohet asnjë gozhdë, bëhet vetëm propagandë dhe mashtrohen njerëzit.”

Më tej, ai paralajmëroi se aksioni qytetar do të njohë vetëm përshkallëzim gjatë muajit shtator. Sipas tij, kryeministri do të përballet me popullin e vërtetë sapo të rikthehen rinia, studentët, qytetarët nga pushimet si dhe pjesëtarë të shumtë nga diaspora. Ai e përmbylli fjalën e tij duke deklaruar se do të kalohet në bllokim rrugësh, pasi pushteti “nuk hiqet me këngë e valle”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.