Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori
POLITIKE

Protestuesi për blindimin e Parlamentit: U trembën nga vezët tona, sollën mbi 1 mijë efektivë nga rrethet

P
Piranjat27 July 2026, 20:57 · 2 min lexim
Protestuesi për blindimin e Parlamentit: U trembën nga vezët

Një protestues ka akuzuar Policinë për masa të shtuara sigurie pranë Parlamentit gjatë protestës së zhvilluar paraditen e sotme, duke e cilësuar praninë e madhe të efektivëve si një shenjë frike nga reagimi i qytetarëve. Duke folur gjatë tubimit, qytetari deklaroi se zona rreth Kuvendit ishte blinduar dhe se, sipas tij, për garantimin e sigurisë së godinës ishin angazhuar efektivë të ardhur nga disa qarqe të vendit.

“Sa të trembur ishin nga vezët tona, sa kishin sjellë mbi 1 mijë policë nga të gjitha rrethet. 13 furgonë ishin nisur vetëm nga Shkodra. Turp”, tha protestuesi.

Ai u shpreh se kjo ishte dita e 58-të e qëndresës së tyre dhe kritikoi masat e marra nga autoritetet gjatë seancave parlamentare.

“Sot është dita e 58-të e qëndresës sonë. E nisëm si në çdo seancë parlamentare, duke parë se si ishte rrethuar ‘nusja’ dhe shtetrrethimi, sikur po xhirohej filmi atje te Parlamenti sot”, deklaroi ai.

Gjatë fjalës së tij, protestuesi kujtoi edhe përvjetorin e nisjes së Festivalit në Mbrojtje të Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar qëndresën dyvjeçare të artistëve dhe qytetarëve si një moment të rëndësishëm për demokracinë.

“Ajo qëndresë dyvjeçare ishte një bastion i demokracisë, të cilin e shembën me pabesi në mes të pandemisë. Por për këtë do të na flasin shumë artistë që ishin pjesë e teatrit”, u shpreh ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.