Protestuesi thirrje shqiptarëve: Dilni nga shtëpitë! Ejani në protestë për sigurinë, spitalet, ekonominë....

Në protestën e 63-të kombëtare para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar largimin e qeverisë si një kërkesë të panegociueshme.
Një prej protestuesve iu drejtua qytetarëve që ende nuk i janë bashkuar protestës, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dhe duke renditur një sërë problematikash që, sipas tij, kanë sjellë bashkimin e qytetarëve në shesh.
“Mirë se u gjeta i gjithë kombi shqiptar! U bëj thirrje të gjithë atyre që rrinë në shtëpi, të dalin në protestë për 1001 arsye. E para siguria, e dyta ekonomia, e treta spitalet, shkollat, pensionet, rrogat, padrejtësitë”, tha protestuesi.
Sipas tij, këto janë shqetësime që prekin të gjithë shoqërinë dhe kanë bërë që qytetarët të mblidhen për të kërkuar ndryshim.
“Të gjitha këto na kanë bashkuar sot të gjithëve bashkë të mblidhemi dhe ta heqim këtë qeverisje të gabuar”, u shpreh ai nga protesta para selisë së qeverisë.
Protestuesit vijojnë të përsërisin kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke deklaruar se nuk pranojnë negociata për këtë kërkesë.
Lexo edhe
POLITIKE
“Poshtë qeveria”/ Protestuesit i shkojnë Ramës te Kryeministria: I pabesë!

Protestuesi nga Gjermania: Po mbledhim firma për ta shpallur Ramën të rrezikshëm

'Rama jepe dorëheqjen!' Sheshi Skënderbej' plot në ditën e 63-të të protestës! Kanë ardhur dhe nga diaspora

63 ditë protestë kundër Ramës, sot Tirana pret valën e diasporës: Numërimi mbrapsht ka nisur

“Belinda Balluku mashtroi”/ Bardhi risjell premtimin e pambajtur të PS për Patosin dhe Divjakën dhe u bën thirrje deputetëve socialistë...

Bashkitë e vogla në protestë kundër shkrirjes, Tedi Blushi: Ndryshimi i hartës territoriale të vendoset me referendum, jo me votat e shum...

PD reagon pas deklaratës së organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias/ Kapidani: Alarm serioz për demokracinë në Shqipëri. Dënojmë ç...

Berisha: Reforma territoriale e 2014-ës solli shpopullim masiv, Rama duhet të gjykohet për...





