Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
POLITIKE

Protestuesit dalin me deklaratë me pesë pika: Dorëheqje, qeveri teknike dhe ndryshime kushtetuese

P
Piranjat22 June 2026, 20:30 · 3 min lexim
Protestuesit dalin me deklaratë me pesë pika: Dorëheqje, qeveri

Protestuesit që prej 23 ditësh tubohen në Tiranë kanë rikonfirmuar kërkesat e tyre kryesore ndaj qeverisë, të cilat i cilësojnë “të panegociueshme”. Deklarata u lexua nga ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, në emër të grupit koordinues të protestës.

Në thelb të kërkesave qëndron dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu ndryshime të thella kushtetuese, përfshirë barazinë para ligjit, miratimin me referendum dhe kufizimin e mandatit të kryeministrit në maksimum dy mandate gjatë gjithë jetës politike.

Po ashtu, ata kërkojnë edhe ndryshime në ligjet ekzistuese, duke përfshirë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, ligjit për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.

Sipas deklaratës, lëvizja qytetare do të vijojë protestën paqësore deri në përmbushjen e të gjitha kërkesave.

Përshëndetje të gjithëve ju që jeni në shesh dhe të gjithë atyre që nuk kanë mundur të vijnë këtu, por që janë me zemër, shpirt dhe mendje në shesh.

Sot jam autorizuar nga grupi koordinues i protestës t’ju lexoj një deklaratë në emër të tyre. Në emër të grupit koordinues të protestës, duke dëgjuar protestimet e sovranit për 22 ditë me radhë, po dalim sot para jush me këtë deklaratë për të sqaruar protestuesit dhe të gjithë bashkëkombasit tanë, qoftë ata të pranishëm fizikisht këtu dhe ata që na mbështesin, se kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:

Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

Paralelisht, ne nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare: anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

Një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.

Këto janë kërkesat tona të qarta, legjitime dhe të panegociueshme, të dala nga zëri i qytetarëve dhe nga vullneti i sovranit.

Ne mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore, demokratike dhe qytetare, deri në realizimin e tyre.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.