Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h...
POLITIKE

Protestuesit i lanë 24 orë afat, Rama reagon sërish për Zvërnecin: Po Shqipëria s’mund ta ketë “Costa Navarinon” e saj?

P
Piranjat 2 June 2026, 10:21 · 5 min lexim
Protestuesit i lanë 24 orë afat, Rama reagon sërish për

Pas protestave masive në Tiranë kundër ndërtimeve turistike në zonën e Zvërnecit në Vlorë, ku qytetarët i lanë 24 orë afat kryeministrit Rama, ky i fundit ka reaguar sërish këtë mëngjes, duke sjellë shembullin e suksesit sipas tij të resortit turistik Costa Navarino në Greqi.

Me anë të një statusi të gjatë në Facebook, Rama thotë se kjo suksesi dëshmon se projektet e mëdha zhvillimore nuk duhet të paragjykohen para se të realizohen.

Rama shkruan se para ndërtimit të Costa Navarinos kishte kundërshtime të shumta, protesta dhe paralajmërime për dëme mjedisore, por sipas tij, realiteti tregoi të kundërtën.

Duke iu referuar projektit të ardhshme turistike në Zvërnec, Rama shprehet se Shqipëria mund të ketë “Costa Navarinon” e vet.

“Po Shqipëria s’mund ta ketë Costa Navarinon e saj? Patjetër që po, madje ende më rrezatuese botërisht mu aty, në Zvërnec”, shkruan ai.

dhe me këtë histori të vërtetë nga fqinjët tanë të jugut, ju uroj ditë të mbarë 
Costa Navarino mund të quhet ndryshe historia e zakonshme e lajmëtarëve të katastrofës, atyre që nuk ëndërrojnë po paragjykojnë ëndrrat e të tjerëve; nuk projektojnë po gjykojnë projektet e të tjerëve; nuk ndërtojnë po përgojojnë ata që ndërtojnë.

Sa më e madhe ëndrra aq më i madh paragjykimi i tyre, sa më ambicioz projekti, aq më e madhe  katastrofa e paralajmëruar, sa më i madh ndërtimi aq më i llahtarshëm përgojimi i atyre që ndërtojnë.

Ndodhi në Greqi. Me Costa Navarinon.

Para se të ndërtohej, u tha se po vinte fundi i botës.

U tha se do të shkatërrohej natyra.

U tha se do të zhdukej biodiversiteti.

U tha se fushat e golfit do të pinin ujin e brezave që do të vinin dhe Messinia do të kthehej në shkretëtirë.

U tha se një nga peizazhet më të bukura të Mesdheut do të varrosej nën pushtimin e betonit.

Me pak fjalë, repertori i zakonshëm i atyre që e kanë më të lehtë të venë kujën për fundin e një vendi, sesa për transformimin e tij.

Por në fund projekti u ndërtua.

Sot Messinia nuk është simbol i katastrofës.

Është simbol i transformimit të një ëndrre të bukur në një realitet mbresëlënës, falë një projekti shumë ambicioz.

Një nga destinacionet turistike më prestigjioze të Europës.

Një rajon i vendosur si një perlë e rrallë në kurorën e turizmit botëror.

Mijëra vende pune të mirëpaguara.

Miliarda euro të gjeneruara për ekonominë.

Shumë biznese lokale që janë rritur përreth.

Një territor i tërë që ka ndryshuar rrënjësisht pa humbur ekuilibrin mes natyrës dhe komunitetit.

Dhe në këtë trajektore spektakolare transformimi ja edhe disa fakte kokëforta:

75% më pak emetime operacionale karboni krahasuar me vitin 2019.

Mbi 185 mijë metra kub ujë të ricikluar dhe ripërdorur vetëm gjatë vitit 2024.

72% më pak plastikë njëpërdorimëshe.

100% energji elektrike nga burime të rinovueshme.

Të kuptohemi! Kjo histori e bukur e vendit fqinj, nuk do të thotë se çdo investim i madh është automatikisht i mirë. As se çdo shqetësim është pa vlerë. Përkundrazi. Por do të thotë se zhvillimi nuk mund të mohohet kurrë kategorikisht. Një projekt bashkëjetese i zhvillimit me natyrën nuk mund të paragjykohet asnjëherë arbitrarisht.  Sepse po të ishte dëgjuar gjithmonë kori i atyre që thonë “nuk bëhet” se prishet, njerëzimi do të ishte ende duke diskutuar nëse ia vlen të shpiket rrota.

Nuk do të kishte qytete moderne.

Nuk do të kishim as vetë Europën që njohim sot.

Costa Navarino nuk është thjesht historia e një resorti më shumë. Është prova se kur vizioni, projekti, kapitali, teknologjia dhe përgjegjësia bashkohen në një ëndërr të madhe, mund të ndryshojnë fatin e një territori të tërë.

Po Shqipëria s’mund ta ketë “Costa Navarinon” e saj? Patjetër që po, madje ende më rrezatuese botërisht mu aty, në Zvërnec, po si e qysh kjo nuk ka lidhje me historinë e këtij postimi, po me historinë e një projekti që ka ambicien të krijojë destinacionin më tërheqës të kësaj ane të Mesdheut

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.