Protestuesit i rrethuan godinën, Rama reagon për incidentin me dron në Gjermani: Shqipëria qëndron përkrah Berlinit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Gjermanisë se Rusia qëndron pas sulmit me dron në aeroportin Leipzig/Halle. Me anë të një postimi në platformën "X", Rama e ka cilësuar incidentin si një akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe kundër sigurisë së Evropës.
Kryeministri shpreh solidaritet të plotë me Friedrich Merz dhe popullin gjerman, teksa thekson se Kancelari ka të drejtë të përgjigjet me qartësi dhe forcë. Në fund të postimit të tij, Rama thekson se Shqipëria qëndron fort përkrah Gjermanisë, Ukrainës dhe të gjithë aleatëve të saj në NATO.
“Një dron që transporton eksplozivë në aeroportin Leipzig/Halle nuk është një zonë gri. Është një akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe kundër sigurisë së Evropës, siç e bën tashmë të qartë edhe vetë Qeveria Gjermane. Solidaritet i plotë me mikun tim Friedrich Merz, Qeverinë Gjermane dhe popullin gjerman. Kancelari ka të drejtë të përgjigjet me qartësi dhe forcë. Lufta hibride nuk mund të shpërblehet me hezitim. Shqipëria qëndron fort përkrah Gjermanisë, Ukrainës dhe të gjithë aleatëve tanë në NATO. Jemi më të fortë kur veprojmë si një i vetëm”, shkruan Rama.
Lexo edhe
POLITIKE
Këlliçi: Qytetarët nuk tërhiqen, dhuna e policisë ndaj protestuesve dëshmon krizën e rëndë të Ramës

“Shqipëria po bën revolucion”/ Marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit thirrje: Lironi çunat, lironi gocat! Nuk jeni vetëm

Protesta/ Shoqërohen në komisariat aktivistja Arvina Lleshi dhe 3 persona të tjerë

Protesta te Kryeministria/ Protestuesi: Rama është i frikësuar, do të jemi kudo ku të jetë ai

Sërish tensione para Kryeministrisë, rritet numri i personave të shoqëruar nga policia

Tensionet para Kryeministrisë, nisin shoqërimet e para, një qytetar merret nga policia

“Shtatori nis me mosbindje civile”/ Protestuesit përballë gardhit policor: Dorëheqje! Ju erdhi fundi! FNSH zbarkon te Kryeministria

Bllokojnë hyrjen e Kryeministrisë, protestuesit sfidë Ramës: Dil në bulevard! Policia gardh para godinës





