Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
POLITIKE

Protestuesit këmbëngulin te kërkesat e tyre: Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme

P
Piranjat25 June 2026, 20:09 · 4 min lexim
Protestuesit këmbëngulin te kërkesat e tyre: Dorëheqja e

Që prej artikulimit për herë të parë të kërkesave të tyre, organizatorët e protestës masive i kanë rikumtuar edhe këtë të enjte, me kushtin e pangeociushëm për largimin e Ramës.

Qëllimi i këtyre kërkesave theksojnë protestuesit, është transformimi rrënjësor i sistemit politik dhe ligjor në vend.

Kërkesa e parë dhe ajo më emergjentja është dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit dhe e të gjithë kabinetit qeveritar. Për të shmangur një vakum institucional dhe për të garantuar zgjedhje të lira e të paprekura, qytetarët kërkojnë krijimin e një qeverie teknike, tranzitore dhe jopartiake me një mandat të kufizuar 12-mujor.

Reforma e thellë kushtetuese është një tjetër pikë kyçe e kësaj lëvizjeje. Kërkohet barazi absolute para ligjit për çdo shtetas, e cila duhet të miratohet domosdoshmërisht përmes një referendumi popullor. Kjo paketë ndryshimesh përfshin reformimin e kodit zgjedhor, rishikimin e ligjit për financimin e partive politike, si dhe një kufizim historik: mbajtjen e postit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.

Në rrafshin e mbrojtjes së territorit dhe pasurisë kombëtare, ultimatumi qytetar kërkon anulimin e menjëhershëm të ndryshimeve të fundit në ligjin për zonat e mbrojtura dhe atë për trashëgiminë kulturore. Gjithashtu, kërkohet shfuqizimi i "paketës së maleve" dhe i kuadrit ligjor për investimet strategjike, nisma këto që janë kundërshtuar ashpër kohët e fundit. Në fund, protesta kërkon hartimin e një "kontrate të re sociale" mes shtetit dhe qytetarëve.

Me një vendosmëri të hekurt për të vazhduar qëndresën paqësore dhe demokratike, sheshi ka vetëm një thirrje finale: krijimin e një Shqipërie të re.

"Edhe sot siç kemi bërë ditë të tjera, përsërisim kërkesat që kanë dalë nga ky shesh për më shumë se tre javë. Po dalim sot para jush me këtë deklaratë politike të një proteste mbarë popullore dhe paqësore që kërkon: Së pari, dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të gjithë qeverisë.

Së dyti, prej më shumë se tre javësh kërkojmë krijimin e një qeverie teknike tranzitore jopartiake me mandat 12 muaj, që do të sigurojë zgjedhje të lira dhe të paprekura.

Së treti, prej më shumë se tre javësh kërkojmë ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit të jenë të barabartë para ligjit. Si dhe miratimin e saj në referendum popullor duke përfshirë: ndryshimin e kodit zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.

Prej më shumë se tre javësh kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura. Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore. Shfuqizimin e paketës së maleve. Shfuqizimin e statusit, kuadrit ligjor për investimet strategjike. Dhe së fundi, kërkojmë prej më shumë se tre javësh, një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit që do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë dhe qytetarë jopartiakë.

Këto janë kërkesat tona të qarta, legjitime dhe të panegociueshme. Të dala nga zëri i qytetarëve prej më shumë se tre javësh. Ne mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore, demokratike dhe qytetare deri në realizimin e tyre. Kërkojmë edhe sot si prej tre javësh, një Shqipëri të re! Shqipëri e re!"

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.