Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
POLITIKE

Protestuesit “luftë” me dy fronte! Një pjesë nuk braktisi sheshin, pjesa tjetër mësyn drejt Politeknikut ku liruan studentët që po mbaheshin nga rojet e sigurisë në godinë

P
Piranjat29 June 2026, 20:30 · 1 min lexim
Protestuesit “luftë” me dy fronte! Një pjesë nuk

Protesta e 30-të kundër qeverisë Rama është shoqëruar me një situatë të pazakontë, duke krijuar dy vatra proteste njëkohësisht. Ndërsa një pjesë e qytetarëve vijuan tubimin para Kryeministrisë, një grup tjetër u nis me shpejtësi drejt Universitetit Politeknik, pasi u përhap lajmi se studentët ishin bllokuar brenda godinës.

Gjithçka nisi pasi studentët shpalosën në fasadën e Universitetit Politeknik një banderolë gjigante me mbishkrimin: "Studentët: Ju erdhi fundi! Shqipëria nuk është në shitje." Banderola, e shoqëruar me flakadanë, tërhoqi menjëherë vëmendjen e protestuesve dhe kalimtarëve.

Sipas protestuesve, pak çaste më vonë banderola u hoq nga punonjës të sigurisë private, të cilët më pas mbyllën dyert e godinës, ndërsa studentët ndodheshin brenda.

Lajmi shkaktoi reagim të menjëhershëm. Një pjesë e protestuesve u larguan nga Kryeministria dhe marshuan drejt Politeknikut për t'u bashkuar me studentët dhe për të kërkuar rikthimin e banderolës.

Para godinës u krijuan momente tensioni, ndërsa protestuesit kërkuan të rimerrnin banderolën. Në vendngjarje pati edhe përplasje verbale mes protestuesve dhe punonjësve të sigurisë, të cilët ruanin hyrjen e universitetit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.