Protestuesit mblidhen në sheshin Skënderbej, aktivisti: Nuk lëvizim nga sheshi deri në largimin e Ramës!

Sot shënohen 46 ditë prej nisjes së protestave popullore masive në Shqipëri, ku qytetarët kërkojnë largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit janë mbledhur ashtu si çdo ditë, fillimisht në sheshin Skënderbej, për të nisur më pas marshimin drejt Kryeministrisë.
Ata janë shprehur të prerë në kërkesat e tyre, me më kryesoren, largimin e menjëhershëm të Ramës dhe qeverisë së tij.
Aktivisti Ilir Xhemalaj ka lëshuar një mesazh të prerë për qeverinë, teksa ka folur drejtpërdrejt për mikrofonin e televizionit News24 në mesin e protestuesve në sheshin Skënderbej.
Xhemalaj deklaroi me vendosmëri se qëndresa qytetare nuk do të ndalet dhe se synimi i vetëm i tyre është rrëzimi i kabinetit qeveritar.
“Do të protestojmë çdo ditë deri në dorëheqjen e qeverisë Rama. Ne nuk do të lëvizim. Protesta do të vijojë çdo ditë më e fortë. Njerëzit janë përgjigjur masivisht,” u shpreh aktivisti, duke vënë në dukje pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve që kanë mbushur sheshet prej javësh.
Lexo edhe
POLITIKE
"PD, parti e pamposhtur"/ Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë e Tiranës është një betejë e kauzës më të drejtë

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, Emiri: Rruga përpara kërkon bashkëpunim, jemi bashkë në këtë betejë

Reforma Zgjedhore/ Komisioni kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

Në garë për sekretar të Përgjithshëm të PD, reagon Korreshi: Ishte vendim i minutës së fundit

Protestuesit e quajnë fitore tërheqjen e Ramës nga ligjet për mjedisin

"Pse hezitohet për Ballukun?"/ Saraçi: SPAK si arkiv… godet opozitën, por nuk lëviz për dosjet e pushtetarëve

Zbardhet propozimi i PS për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë





