Protestuesit ndalojnë pranë rrugës së Ambasadave, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Marshimi i qytetarëve në ditën e 41-të të protestës kundër qeverisë u ndal për disa minuta pranë Rrugës së Ambasadave, ku u përcollën mesazhe të drejtpërdrejta lidhur me denoncimin e rasteve të presionit dhe kërcënimeve ndaj qytetarëve.
Gjatë ndalesës, protestuesit u bënë thirrje qytetarëve që pretendojnë se janë përballur me kërcënime apo forma presioni të mos heshtin, por t'i denoncojnë ato pranë përfaqësive diplomatike dhe institucioneve përkatëse.
Sipas organizatorëve, çdo qytetar që i janë cenuar të drejtat ose është intimiduar për bindjet e tij politike duhet t'i drejtohet ambasadave dhe të paraqesë pretendimet e tij, në mënyrë që ato të dokumentohen dhe të trajtohen nga institucionet kompetente.
Ndalesa pranë Rrugës së Ambasadave ishte një nga momentet kryesore të marshimit të protestuesve, të cilët përsëritën kërkesën për largimin e qeverisë he vijimin e protestave.
Lexo edhe
POLITIKE
Deputeti belg: Shqipëria në BE, jo në kurriz të sundimit të ligjit

Protestuesit marshojnë rrugëve të Tiranës: Çohuni nga kafja! Shqipëria kërkon revolucion

‘Erdogani ia di hilet’/ Mediat turke: Pse i ndryshoi Rama atletet për takimin me presidentin turk?

Protestuesi: Rama po përdor pushtetin kundër shqiptarëve, të largohet pa negociata

“Poza ndërkombëtare, heshtje për qytetarët”/ Protestuesit ‘kryqëzojnë’ Ramën: Kapitulli yt do të mbyllet së shpejti!

Ambasadori i OSBE, Tarran: Mbi 1 muaj në shesh dhe s’ka patur incidente, jam i gëzuar që në Shqipëri ka protesta të tilla

VIDEO- Vetmia e madhe e Ramës në samitin e NATO-s/ Berisha: Kur bëhesh kloun edhe këtë e ke pak!

Shqipëria një hap më pranë BE-së? COREPER miraton mbylljen e tre kapitujve të negociatave





