Protestuesit poshtë zyrës së tij, Rama i sulmon nga Mali i Zi: Ta harrojnë ata që s’na duan se na kalon prapë huq topi

Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeverisë, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale me një video nga Porto Montenegro në Mal të Zi.
Në postimin e tij, Rama sjell si shembull zhvillimin turistik të një prej projekteve më të njohura në rajon, duke lënë të kuptohet se Shqipëria nuk duhet të humbasë mundësi të ngjashme investimi.
“LIVE NGA PERLA QË E SOLLËN KËTU DIKUSH QË E PËRZUNË NGA SHQIPËRIA”, shkruan Rama në hyrje të reagimit të tij.
Kryeministri e shoqëron videon me një mesazh të drejtpërdrejtë për kundërshtarët e projektit, duke kujtuar sipas tij mundësitë e humbura të së shkuarës.
“O çuna goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti”, shprehet Rama.
Në fund të reagimit, kreu i qeverisë lë të kuptohet se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga projekti, pavarësisht kundërshtimeve dhe protestave që po zhvillohen prej ditësh.
“Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re”, shkruan Rama.
Reagimi i plotë:
REAGIMI
LIVE NGA PERLA QË E SOLLËN KËTU DIKUSH QË E PËRZUNË NGA SHQIPËRIA????????♂️
O çuna goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti????
Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane????????????☀️????????????????⬛????????
Lexo edhe
POLITIKE
“I kemi dritat majë pemëve të fikut o Karakaç”/ Korreshi për problemet në shëndetësi: Më alarmuat, thatë je me leuçemi!

“Thoni do marrim 61 bashki, merrni e mos u fryfshi”/ Korreshi “shpërthen” në Kuvend: Njerëzit s’kanë lekë për dasma e xhenaze! Nuk mbajnë...

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës në bulevard

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” mbushet plot, protestuesit i përgjigjen policisë, fëmijët dhe gratë udhëheqin marshimin

“Jashtë!”/ Protestuesi i nxjerr kartonin e kuq deputetëve të Kuvendit: Do t’i nxjerrim nga “loja”





