Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
POLITIKE

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës, qeveri teknike dhe ndryshime kushtetuese

P
Piranjat25 June 2026, 20:58 · 1 min lexim
Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës, qeveri

Protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar sot kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.

Sidorela Vatnikaj lexoi publikisht kërkesat e protestës, të njëjtat që më herët ishin bërë publike nga ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Gjatë fjalës së saj, Vatnikaj përsëriti kërkesat kryesore të protestuesve, të cilat nisin me dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë, krijimin e një qeverie teknike tranzitore jopartiake për garantimin e zgjedhjeve të lira, si dhe një sërë ndryshimesh kushtetuese që, sipas tyre, duhet të miratohen përmes referendumit popullor.

Kërkesat e lexuara në protestë nga Sidorela Vatnikaj:

Dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë;
Krijimin e një qeverie teknike tranzitore jopartiake që do të garantojë zgjedhje të lira;
Ndryshime kushtetuese, të miratuara me referendum popullor, ku të gjithë shtetasit të jenë të barabartë para ligjit, duke përfshirë:Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike;
Kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate;
Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore;
Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
Shfuqizimin e kuadrit ligjor për investimet strategjike;
Hartimin e një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.