Protestuesit rrethuan Parlamentin, aktivisti: Ishte paralajmërim! Horrat ta kuptojnë që ne do t’i hedhim në koshin e mbeturinave!

Aktivisti Arben Kola ka komentuar lëvizjen e protestuesve drejt Parlamentit në ditën e 19-të të protestave, duke e cilësuar atë si një paralajmërim për qeverinë dhe të gjithë politikanët që i cilësoi “horra”.
Në fjalën e tij para protestuesve, Kola tha se veprimi i sotëm kishte për qëllim të tregonte forcën e qytetarëve dhe rolin e tyre si sovran.
Siç tha ai, populli shqiptar do pres momentin, ashtu siç kanë bërë në Nepal dhe në Ukrainë, që i kanë hedhur në kosh qeveritarët.
Arben Kola: Besoj e kuptuat se si hajdutët ikin, se si sovrani mund t’i marrë krejt kollaj dhe t’i hedh në kosh, ne jemi sovrani.
Kjo e sotmja ishte vetëm një paralajmërim dhe një test i vogël që ta kuptojnë këta horrat, se ne jemi çdo ditë të zgjuar dhe vigjilentë, dhe do presim momentin ashtu siç kanë bërë në Nepal dhe në Ukrainë, që i kanë hedhur në kosh dhe të rrimë rehat.
Lexo edhe
POLITIKE
"Rama koka e Meduzës", Koka: SPAK po godet periferinë, jo sistemin! ‘Aruba’ standarde të dyfishta në drejtësi

“Jam në protestë për fëmijët e mi!”/ Protestuesi: Shkolla që patëm u mbyll, s’kemi më asnjë pikë ujë!

Mbyllet seanca plenare, deputetët dalin nga salla, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi!

Protestuesit drejt Kuvendit, thirrje deputetëve: Dorëzoni mandatet! Parlamenti i krimit, ju erdhi fundi!

Ndryshon skenari i protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Parlamentit, në seancë plenare është edhe Rama

Sot tubimi i 19-të/ Nis mbledhja e qytetarëve, mazhoranca në “garë me kohën”, tentojnë të mbyllin seancën para nisjes së protestës ...

Tomorri: Shqipëria u kthye në lavatriçe industriale të parave të pista, kjo nuk bëhet pa bekimin e qeverisë

Aksidenti i rëndë në Durrës ku humbën jetën dy të miturit/ Kuvendi miraton me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor





