Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
U largua drejt Italisë për t’i shpëtuar burgut, Adriatik Llalla kërkon sot parashkrimin e dënimit me 2 vite... Kujt do t’i besohet mandati? Presidenti izraelit Herzog nis konsultimet për formimin e qeverisë “O Muçi, tu bëftë Bardha kurban!”/ Inspektori viral i Sarandës "bëhet" asistent virtual i Tatimeve, por a i... “Jemi policia!”/ Mashtruan dy të moshuara dhe u grabitën 60 mijë euro dhe bizhuteritë, si funksiononte grup... Alarm nga Brukseli për sigurinë ushqimore në Shqipëri/ Probleme me AKU-në dhe rrezik korrupsioni Protesta vijon, Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve 36 vite pas diktaturës komuniste, Hungaria hap “dosjet e agjentëve”, DW: Lustracion i vonuar Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë Shpërthimi në Elbasan, vijon operacioni i kërkimit të 69-vjeçarit në rrënojat e pallatit Kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot në vend KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Vlorë, realizoi vetëm 29% të planit të investimeve në vitin 2025 Horoskopi/ Kujdes! Jo çdo gjë do shkojë sipas parashikimeve për këto dy shenja
POLITIKE

Protestuesja-Ramës: Nuk largohemi pa ikur ti, e vetmja besë që do të marrësh nga ne

P
Piranjat 8 August 2026, 20:59 · 2 min lexim
Protestuesja-Ramës: Nuk largohemi pa ikur ti, e vetmja besë që do

Aktivistja Luçjana Kokaj, nga protesta para Kryeministrisë, deklaroi se qëndresa qytetare prej 70 ditësh ka arritur të thyejë frikën dhe të bashkojë qytetarët rreth kërkesës për ndryshim politik.

“Të gjithë pyesin çfarë ka arritur protesta? Kemi arritur shumë, kemi vrarë frikën për 70 ditë”, u shpreh Kokaj.

Ajo tha se protesta ka arritur të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe se qytetarët kanë përcjellë zërin e tyre pa pasur nevojë për burime financiare.

“Kemi arritur që të jemi në artikujt e mediave botërore. Nëse qeveria është paguar me mln euro me taksat tona, ne kemi bërë me zërin e të vërtetës tonë”, deklaroi aktivistja. Kokaj theksoi se Shqipëria ka nevojë për kurajën dhe angazhimin e qytetarëve për të ecur drejt Bashkimit Evropian.

“Shqipëria ka nevojë për shpirtin, kurajon tuaj, për të shkuar në BE. Ndaj nuk na duhet kjo qeveri e korruptuar. Do të bëjmë revolucion”, tha ajo. Duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, Kokaj deklaroi se protestuesit nuk do të tërhiqen nga qëndresa.

“E vetmja besë që do të marrësh nga ne, zoti Kryeministër, është që nuk largohemi pa ikur ti”, u shpreh ajo.

Në fund, aktivistja iu drejtua veçanërisht të rinjve shqiptarë, duke theksuar se vendi ka potencial për ndryshim. “Jeni shumë ju që mund të jeni në vend të tij. Rinia shqiptare mund të bëjë shumë më shumë se ç’kanë bërë këta kriminelë”, deklaroi Kokaj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.