Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
POLITIKE

Akuzoi heroin Tahir Sinani si mercenar, Ballës i merret goja para gazetarëve: Do flasë OVL e UÇK-së

P
Piranjat25 June 2026, 12:42 · 6 min lexim
Akuzoi heroin Tahir Sinani si mercenar, Ballës i merret goja para

Gjatë një prononcimi të fundit për mediat, debati mes përfaqësuesit të mazhorancës socialiste, Taulant Balla, dhe gazetarëve ka prodhuar një sfidë të hapur ndaj opozitës. I pyetur vazhdimisht nëse mazhoranca i njeh apo jo protestuesit dhe kërkesat e tyre të ngritura në Kuvend nga Partia Demokratike, zyrtari theksoi prerë se qeveria nuk e njeh PD si përfaqësuese legjitime të qytetarëve.

Sipas Ballës, çdo kërkesë me shkrim që vjen direkt nga protestuesit do të marrë një përgjigje zyrtare.

Ndërkohë, pyetjes së gazetarit të Syri tv lidhur me reagimet në rrjetet sociale, përfshirë statusin e vajzës së dëshmorit Tahir Sinani, iu dha një përgjigje e shkurtër. Pritet që për këtë çështje të ketë fillimisht një deklaratë sqaruese nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pas së cilës pritet një qëndrim zyrtar edhe nga ana e qeverisë tha Balla duke ju marrë goja.

Kujtojmë se një ditë më parë ka qenë vetë Balla që ka publikuar një dokument duke e quajtur mercenar heroin Kombëtar Tahir Sinani.

Klajdi Bodlli: Përgjigjuni njëherë kërkesës zoti Balla. Ju opozitën nuk e njihni, protestuesit nuk i njihni, ju s'keni asnjë konflikt. Ju protestuesit nuk i njihni, njëri thoni është agjent iranian, tjetri është agjent i Greqisë, kë njihni ju zoti Balla përveç Partisë Socialiste dhe grupit tuaj parlamentar?

Taulant Balla: Atëherë edhe po ta ripërsëris. Partinë e Sali Berishës nuk e pranoj për përfaqësuese. Ndërkohë që, sapo nga protestuesit, meqë e doni kështu, të mbërrijë në Kuvendin e Shqipërisë një kërkesë me shkrim, do t'i kthej përgjigje dhe atyre.

Klajdi Bodlli: Po mblidhen firma për referendum, do ta pranoni ju? Zoti Balla, po një përgjigje për vajzën e zotit Tahir Sinani keni, ka bërë një status?

Taulant Balla: Patjetër, do ta jap përgjigjen dhe për atë. Por për këtë çështje, besoj shumë që do ta qartësojë sot organizata e veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe do të jap një përgjigje.

Gazetar: Zoti Balla, në lidhje me kërkesat e protestuesve dhe mocionin e kërkuar nga Partia Demokratike. Partia Demokratike në mocionin e saj, të paktën në atë që kemi lexuar ne, nuk pretendon në asnjë moment që është përfaqësuese e protestave, por është e pamohueshme fakti që në Tiranë dhe në Shqipëri po ndodh një protestë, po ndodh një ngjarje. Dhe opozita parlamentare e ka jo vetëm të drejtë por mbase dhe detyrën e saj, të ngrejë shqetësimet e qytetarëve në Parlament. Pse nuk e shikoni në këtë këndvështrim, pasi nuk e di nëse aty janë paraqitur si përfaqësues të protestës ose jo.

Taulant Balla: Edhe njëherë po jua them, që mënyra sesi ishte formuluar kërkesa ishte që partia e Sali Berishës vinte në Kuvend për të kërkuar në emër të protestuesve 1, 2, 3, 4, 5. Dhe unë jam aq serioz në vlerësimin e kërkesave, jo për shkak të partisë së Saliut, por jam serioz për ata që janë në shesh dhe i mora me radhë. Tha në emër të protestuesve, partia e Sali Berishës, tha që duam rrëzimin e qeverisë, pra duam dorëheqjen e qeverisë. Ishte pika e parë. Në fund të komunikimit tuaj do t'ju jap të gjitha kopjet për korrektesë të komunikimit publik. Dhe i kam thënë, ju keni marrë përsipër të sillni në Kuvend kërkesën e protestuesve sipas jush, që ju paskan mandatuar ju, që të kërkoni dorëheqjen e qeverisë. Nuk kërkohet me mocion me debat. Kërkohet me mocion, dhe merrni procedurën parlamentare, kërkohet me mocion mosbesimi. Mblidhni 1/5, i bie 28 deputetë, i kanë 28, i bëjnë, deri këtu shkojnë në fakt, te 28-a e kapin se më thellë se kaq nuk shkojnë dot. 28 firma mblidhini, sillni kërkesën për mocion mosbesimi. E dini që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 kur kërkon mocion mosbesimi duhet të sjellësh edhe kandidatin për kryeministër.

Po flasim për Kushtetutën e vendit dhe për Rregulloren e Kuvendit. Dhe kishte kërkesë për, tha ne partia e Saliut vijmë këtu në Kuvendin e Shqipërisë, në emër të protestuesve kërkojmë dorëheqjen e qeverisë. Bujrum i thashë, instrumentin e keni, Kushtetutën e keni, mblidhini 28 firma, vini dhe kandidatin, po keni këllqe dhe hajde ta marrim në shqyrtim. Por nuk mund të ngatërrosh, të shkosh te një mocion me debat, kërkosh dorëheqjen e qeverisë, ky është një nen tjetër i rregullores. Dhe në atë nen që nuk është herezi të diskutojmë. Kemi kaq vite në pushtet, kjo opozitë kurrë nuk ka ardhur ndonjëherë me mocion mosbesimi. Të vijë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.