Ndryshon kalendari i Superiores/ Java e 9-të do luhet të mërkurën dhe të enjten
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...
Në fjalën e saj në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputetja e PD, Albana Vokshi ka ngritur me tone të forta &cce...
Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me konfliktin mes GJKKO dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke pr...
Numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka vijuar të rritet gjatë vitit 2026, duke arritur në 1,090 aksidente në periudh&eu...
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte në Bashkinë Bakirkoy të Stambollit, n...
Socialistët dhe demokratët ranë dakord që të shtynin votimin në parim për propozimet e depozituara nga grupi parlamentar socialist dhe amendamenteve të tjera shtesë të dorëzuara nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dhe të nisnin diskutimet mes tyre për të shkuar në propozime konsensuale.
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mblodh i detyruar nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, e cila e rrëzoi procedurën parlamentare me të cilën ishin miratuar ndryshimet në Rregullore në nisje të sesionit të ri parlamentar në Shtator dhe e detyroi Kuvendin që të ndjekë një procedurë të rregullt parlamentare për miratimin e ndryshimeve të reja.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u sugjeroi palëve të hënën që të ulen së bashku për të bërë ndryshimet e reja.
“Duhet të synojmë ndryshime konsensuale të rregullores, të jenë të pranuara dhe të kenë mbështetjen nëse është e mundur të të gjithë deputetëve, në mënyrë që të kenë jetëgjatësi,” tha ai në mbledhje.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi po ashtu kërkoi që çdo ndryshim i ri në këtë dokument të bëhet me miratimin e opozitës, bazuar dhe në parimet e shprehura në vendimin e Kushtetueses.
“Rregullorja është akti që garanton bashkëjetesën demokratike mes palëve në Kuvendin e Shqipërisë,” tha Bardhi, duke shtuar kjo kërkonte që ndryshimet të bëheshin me vullnet të përbashkët”.
Në shkurt, Gjykata Kushtetuese pranoi ankimimin e PD-së për procedurën e njëanshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën që mazhoranca ndoqi për ndryshimet ligjore dhe vendosi shfuqizimin e tyre, “për shkak të cenimit të parimit të demokracisë përfaqësuese të lidhur me lirinë e shprehjes së deputetëve”.
Gjykata e arsyetoi vendimin me shkeljen e rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit si dhe të procedurës së ndjekur për miratimin e aktit objekt shqyrtimi.
Socialistët në mënyrë të njëanshme dhe në afat rekord miratuan dispozitat e reja që preknin arkitekturën parlamentare, duke shtuar numrin e komisioneve parlamentare dhe emërtimin e tyre, sanksionimin e kalimit me procedurë të përshpejtuar të projektligjeve që lidhen me përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian, zvogëlimin e kohës së diskutimeve për deputetët, etj..
Por, Gjykata vlerësoi se mënyra sesi mazhoranca ka vepruar me miratimin e ndryshimeve “ka vënë në pamundësi deputetët, në mënyrë të veçantë ata të pakicës parlamentare, për të ushtruar lirisht të drejtat që u burojnë atyre nga statusi i deputetit”.
Po ashtu Gjykata vlerëson që opozita të ketë akses në ndryshimet e Rregullores, si një dokument që rregullon marrëdhëniet parlamentare dhe konsideron se mazhoranca parlamentare të ketë synim që “ndryshimet mundësisht të bëhen me vullnet të përbashkët dhe konsensual”.
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës e gjykimit në themel për dosjen “Meta”, ku të pandehur ja...
Kjo pyetje shtrohet teksa jetojmë në një periudhë tranzicioni dhe transformimi të thellë gjeopolitik, ku normat e rendit të d...
Debate dhe replika ka patur gjatë seancës së themelit në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku...
Ish-deputeti Petrit Vasili ka reaguar me një postim në Facebook, duke ngritur pyetjen nëse Ambasada Gjermane do të mbajë të nj&e...
Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia 5 protestuesit e Partisë Demokratike, të arrestuar pas protestës së 17 prillit. Klemend Çu&cc...
Lefter Maliqi ka risjellë sot në vëmendje çështjen e kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari, i cili sipas tij ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, akuzon qeverinë për bllokim të kontrollit parlamentar dhe mosrespektim të institucione...
Pas publikimit të lajmit mbi vendimin e gjykatës në favor të kryeministrit Edi Rama në çështjen ndaj saj për shpifje, ...
Deputetja socialiste, Zegjine Çaushi ka “ndryshuar” profesion, nga deputete e Kuvendit të Shqipërisë, në testuese robot...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka denoncuar publikisht ndërhyrjet në shtratin e lumit Shkumbin, duke ...