“PS e redukton reformën te numri i bashkive” – Këlliçi shpalos propozimin e PD për reformën territoriale: Ja pikat kyçe!

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka ngritur pyetjen mbi modelin e qeverisjes vendore që i shërben më mirë qytetarëve, duke bërë një paralelizëm mes qasjes së mazhorancës dhe asaj të opozitës për reformën administrative-territoriale.
Sipas Këlliçit, ndryshimi kryesor qëndron te mënyra se si dy forcave politike e shohin pushtetin lokal. Ndërsa Partia Socialiste e redukton të gjithë procesin vetëm te numri i bashkive, Partia Demokratike kërkon një ndryshim gjithëpërfshirës të sistemit.
“Cili model i qeverisjes vendore i shërben më mirë qytetarëve? PS thjesht e redukton reformën tek numri i bashkive, ndërsa PD e trajton reformën si reformë të gjithë sistemit të qeverisjes vendore, përmes krijimit të 100 bashkive. Ky është ndryshimi thelbësor,” shkruan Këlliçi.
Deputeti i PD-së nëvizon se oferta e opozitës shkon përtej vizatimit të një harte të re gjeografike, duke synuar fuqizimin real të komuniteteve lokale. Konkretisht, PD propozon:
-Më shumë bashki për t’i sjellë shërbimet sa më pranë qytetarit;
-Rajone funksionale për të nxitur eficiencën;
-Decentralizim real dhe rikthim kompetencash te pushteti vendor;
-Financa vendore të mjaftueshme për të garantuar zhvillim autonim;
-Përfaqësim lokal, zhvillim rajonal dhe fuqizim të demokracisë vendore.
Lexo edhe
POLITIKE
“Përdorin 83 mandatet për të mbrojtur krimin”/ Berisha akuza të forta: Rama dhe Balluku janë hajdutët më të mëdhenj, qeveria ka humbur le...

“Sistemi i Ramës, si i Putinit” – Lubonja për median e njohur franceze: Kryeministri ka lejuar integrimin e krimit në qeveri dhe pastrimi...

Bashkia Durrës “braktis” rindërtimin, realizoi vetëm 1% të shpenzimeve në 6-mujorin e parë 2026

“Ndjesë që ju kam kërkuar votën për Ramën”, shpërthen Pavlin Luli ish-kandidati për deputet i PS: Na tradhtoi

Memaliaj/ Protestuesit marshojnë drejt qytetit, bllokohet rruga nacionale





