Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco R... Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave
POLITIKE

"PS i iku gjithëpërfshirjes për Reformën Territoriale"/ Grupi Parlamentar i PD informon partnerët ndërkombëtar

P
Piranjat31 July 2026, 17:26 · 3 min lexim
"PS i iku gjithëpërfshirjes për Reformën

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar selive diplomatike në vend dhe institucioneve ndërkombëtare për shkeljen e konsensusit në realizimin e reformës territoriale nga ana e PS.

Në letrën që mban datën 27 Korrik 2026, Bardhi sqaron se qasja e PS bie në kundërshtim me standardet ndërkombëtare në këtë fushë, me kërkesat e institucioneve evropiane, me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore dhe me detyrimet që Shqipëria ka marrë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
 
“Ashtu si në vitin 2014, ekziston rreziku që rishikimi i kufijve administrativë të përdoret për të realizuar një rikonfigurim territorial me ndikim elektoral, duke ndikuar rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme për kryetarët e bashkive, këshillat bashkiakë dhe, në mënyrë të tërthortë, edhe zgjedhjet parlamentare. Ndryshimi i kufijve të bashkive dhe qarqeve pa marrëveshje politike, pa konsensus dhe pa një proces gjithëpërfshirës e transparent krijon në mënyrë të pashmangshme pasoja elektorale dhe avantazhe për shumicën në pushtet. Për këtë arsye, një reformë e tillë nuk mund të konsiderohet e qëndrueshme dhe as e pranueshme nga të gjitha palët politike.” – shkruan Bardhi.
 
Në letrën e dërguar Bardhi kërkon që parnerët të ndërhyrjnë në këtë proces.

“Në mbrojtje të këtyre parimeve dhe në vijim të mbështetjes së vazhdueshme që institucionet Tuaja i kanë dhënë forcimit të demokracisë në Shqipëri, do ta vlerësonim çdo ndërhyrje apo apel publik drejtuar autoriteteve shqiptare dhe shumicës parlamentare për të rishqyrtuar këtë vendim, për të rivendosur mandatin e Komisionit të Posaçëm deri në tetor 2026 dhe për të garantuar përfundimin e Reformës Territoriale përmes një procesi plotësisht gjithëpërfshirës, transparent dhe të bazuar në konsensus. Cdo produkt i Komisionit, përpara se të miratohet nga seanca plenare e Kuvendit, duhet të jetë i certifikuar nga Komisioni i Venecias ose Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, si dy organizmat më të specifilizuara në këtë fushë.” – thuhet në letrën e kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi.
 
Grupi Parlamentar i PD ka hartuar edhe një Raport të detajuar mbi sjelljen e mazhorancës në këtë proces, duke argumentuar se po shkelen parimet europiane për një reformë administrativo-territoriale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.