PS ndryshoi rendin e ditës, Këlliçi thirrje socialistëve: Thirrni ndërgjegjes, mos heshtni para halleve të shqiptarëve! Pranoni kërkesën e Ballës dhe “mbyllni veshët” për protestuesit

Nënkryetari i PD Belind Këlliçi ka deklaruar në Kuvend se kjo qeveri ka zgjedhur të heshtë në lidhje me protestën e qytetarëve që po vijon prej 51 ditësh.
Ai ka bërë një paralelizëm që edhe pse prej 51 ditësh vijon revolta, PS e paska shumë të lehtë futjen në rend dite të agjendës së tyre.
“Thirrni ndërgjegjes dhe mos heshtni para halleve të shqiptarëve”, ishte thirrja e Këlliçit për kolegët socialistë.
“Mazhoranca me arrogancë distancohet nga hallet e qytetarëve. Me një kërkesë të thjeshtë ndryshohet rendi i ditës dhe vendoset agjenda e PS, kur prej 51 ditësh shqiptarët janë duke protestuar në shesh. PE bën rezoluta dhe parlamenti ynë refuzon të flasë.
Si ka mundësi që kërkesat e opozitës nuk merren parasysh.
Nga 35 amandamente të PD, 31 votohen nga eurodeputetët, ndërsa ky Kuvend hesht për hallet e rinisë shqiptare. Thirrni ndërgjegjes”, tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
Revolta qytetare! Deputeti i PD, Strazimiri citon Marta Kos: BE kundër ligjit për Zonat e Mbrojtura!

‘Po përdor familjen për të çuar para jashtë vendit’/ Eurodeputeti paralajmëron Ramën: Do të ketë pasoja!

“Do të spastroja etnikisht Kosovën”/ Opozita propozon dënimin e thirrjeve të ministres serbe, socialistët votojnë kundër

FOTOLAJM/ Emrat e kryeministrit dhe deputetëve mbi vezë, protestuesit zbulojnë "objektivin"

“Partizani”, Berisha: Procesi është ndërtuar mbi një piramidë mashtrimi, nuk ka asnjë shkelje ligjore. Ja pse është thirrur Bamir Topi...

Berisha pas daljes nga SPAK: Në korridore pashë dengje me narko-euro. Tre zyrtarë të nivelit të lartë në Aruba

‘Thirrje që duhet dëgjuar’/ Berisha ndan fjalën e protestueses: Nëse dështon kjo protestë, Shqipëria rrezikon…

“Nuk ikim pa ikur ju!”/ Qytetarja: S’na shantazhoni dot, nuk e negociojmë më dinjitetin! Rama na tha serbë dhe grekë, por në shesh ka vet...





