PS shkrin bashkinë e Selenicës, banorët dalin kundër: Do të shtojë braktisjen e zonës

Sipas ndarjes së re territoriale, Bashkia e Selenicës nuk do të ekzistojë më, pasi do të bashkohet me Vlorën.
Banorët e Selenicës e kundërshtojnë këtë vendim, duke thënë se shkrirja me Vlorën do të sjellë vetëm vështirësi.
Sipas tyre, edhe për dokumentin më të thjeshtë do të duhet të udhëtojnë drejt qytetit bregdetar, ku jo çdokush i ka mundësitë apo posedon një automjet.
Sipas banorëve, nuk mund të fshish nga harta një bashki e cila në territorin e saj ka 47 fshatra dhe mijëra banorë që jetojnë në to.
Banorët e përshkruajnë Selenicën si një qytet historik, teksa thonë se largimi i bashkisë do të stimulojë më tepër braktisjen e zonës.
Selenica është një zonë e njohur për pasuritë e saj nëntokësore, por të ardhurat të cilat ndër vite janë nxjerrë nga minierat e bitumit dhe naftës nuk janë përkthyer në investime.
Qyteti, por edhe fshatrat, janë prekur nga largimet masive të popullsisë, ku për shkak të kushteve të munguara, sot në zonë jetojnë më pak se 50% e banorëve që gjendeshin aty përpara vitit 2010.
Lexo edhe
POLITIKE
Pro protestave/ Eurodeputetja Cristina Guarda i kthehet Ramës: S’kemi interesa personale, punojmë për të drejtat e qytetarëve shqiptarë...

Akuza të reja për Ballukun/ Tabaku: Imuniteti s’mund të bëhet mburojë për korrupsionin, Kuvendi t’i hapë rrugë SPAK-ut

"PS i iku gjithëpërfshirjes për Reformën Territoriale"/ Grupi Parlamentar i PD informon partnerët ndërkombëtar

Kundër Reformës Territoriale, Teliti: PS synon kufij elektoralë, jo zhvillim lokal

“Balluku merret e pandehur për akuza të tjera”, Bardhi: Duhet të ishte me pranga në duar, por vazhdon të shëtisë e lirë, falë mbrojtjes p...





