POLITIKE

PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut. Çfarë do të ndodhë me dosjen mijëra faqe në USB

Piranjat Përditësimi i fundit 19 December 2025, 19:43
PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut.

Pas 5 orësh mbledhje, ku mbizotëroi një debat procedural mes opozitës dhe mazhorancës për lejimin apo jo të mediave në sallën e mbledhjes, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi ndërprerjen e mbledhjes pa caktuar asnjë datë për vijimin e saj.

Për të mbrojtur kërkesën e SPAK para Kuvendit, në mbledhje morën pjesë kryetari Klodian Braho, prokurori i çështjes Dritan Premçi dhe prokurorja Dorina Bejko, ndërsa e pandehura Balluku mungoi duke u përfaqësuar me avokatin Ardian Kalija.

Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura i thanë BIRN-it se avokati i Ballukut dhe deputetët socialistë kërkuan disa javë kohë për t’u njohur me provat e sjella nga prokuroria, ndërsa prokurorët e SPAK konsideruan si të mjaftueshme afatin 3 deri në 5 ditë.

Këshilli ra dakord që një pajisje USB ku gjenden mijëra faqe prova të dosjes hetimore ndaj Ballukut të kopjohet dhe t’u shpërndahet anëtarëve të këshillit.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, anëtar i këtij Këshilli, u tha mediave se socialistët po vepronin me një skenar të paramenduar për të zvarritur vendimmarrjen e Kuvendit për të dhënë autorizimin e arrestit ndaj Ballukut.

Ai akuzoi kryetarin e Kuvendit se po shkelte rregulloren dhe po vepronte në kundërshtim me praktikën e mëparshme për heqjen e imunitetit të deputetit, kur Këshilli nuk ka marrë më shumë se 72 orë në dispozicion për të hartuar raportin përkatës për seancën plenare.

“U bënë aq qesharakë sa kërkuan që mbledhja e radhës të bëhej pas një muaji, pra rreth datës 20 janar, ndërsa 3 prokurorët bënë të qartë që kjo është një çështje e ngutshme dhe çdo vonesë mund të rrezikojë provat dhe intimidimin e dëshmitarëve”, tha Bardhi para mediave.

Rregullorja e Kuvendit ka parashikuar një afat dyjavor për përfundimin e kësaj procedure dhe kalimin për votim në seancën parlamentare të radhës pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, por PS po përpiqet të përdorë në favor të shtyrjes pushimet dimërore të Kuvendit dhe rinisjen e punimeve në sesionin e ri parlamentar në janar.

Peleshi nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN se kur do të thërriste mbledhjen e radhës dhe nëse do të zbatonte praktikën parlamentare të mëparshme në këto raste.

Në relacionin e bërë publik që shoqëron dosjen me provat ndaj Ballukut, Prokuroria e Posaçme argumenton se po kërkon arrestimin e saj, pasi ka prova që ajo ka kërcënuar një dëshmitare, vartëse të saj dhe se rrezikon prishjen e provave. SPAK thotë se Balluku është tashmë nën hetim edhe për koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar, veç tenderëve të Unazës për vitin 2021 dhe atë të tunelit të Llogarasë. /Birn/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?