Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
POLITIKE

"Pse nuk flet për çamët e vrarë ti!" Aulon Kalaja debat me gazetarin në Greqi

P
Piranjat25 May 2026, 22:45 · 4 min lexim
"Pse nuk flet për çamët e vrarë ti!" Aulon

Deklarata e gazetarit Stavri Marko se Shqipëria është e dorëzuar përballë interesave të Greqisë, sepse ka prioritet integrimin europian të vendit, kanë ndezur debatin.

Sipas tij vizita në Tiranë e ministrit grek të Mbrojtjes Nikos Dendias ka pasur në fokus disa çështje të ndjeshme, por prioritet ka qenë minoriteti grek.

“Vëmendja përfshinte gjithë gamën e integrimit të Shqipërisë, interesimi për komunitetin grek, ndërkohë që marrëdhënie bilaterale janë në pikët më të ulët të historisë. Integrimi ka kaluar në disa elementë bazë të politikës, të cilat mund të anashkalojnë siç janë komuniteti grek, të drejtën e tyre, përfaqësinë politikë dhe në nivelet administrativ. Kemi edhe dytësore edhe çështjen e marrëveshjes detit por ajo i është lënë kryekëput të palës shqiptare, po minoriteti grek ishte fokus”.

Ndërsa theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në pikën më të ulët, Marko tha se marrëveshja detare nuk shihet më nga pala greke si prioritet urgjent, pasi Athina ka miratuar tashmë zgjerimin me 12 milje në Jon. Sipas tij, diskutimet janë fokusuar më shumë te komuniteti grek në Shqipëri, përfaqësimi politik dhe çështjet historike të pazgjidhura.

“Marrëveshja e detit nuk është në një kusht ose një detyrim nga pala greke pasi në datën 21 janar të vitit 2021 ka kaluar 12 miljet nga Joni ka kaluar në vendim parlamentit. kushtet për të cilën po diskutohet në Tiranë për të shkuar në gjykatën e Hagës janë prodhime të medias shqiptare të cilat nuk zënë në diplomacinë e Athinës, por jam dakort me bashkëfolësit veçanërisht me gjeneral Prengën i cili deklaroi që Greqia i ka të dyja mundësitë tani të Kulaçit dhe të Kërbaçit pasi ka arritur në një pikë tillë që Shqipëria është e dorëzuar përballë kërkesave të Greqisë sepse ka prioritet integrimin europian të vendit. Nga kjo pikëpamje unë do të thoja që është e vërtetë për të bërë një aleancë më të gjerë0 veç Izraelit dhe Greqisë ku janë përfshirë direkt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca. Kam përshtypjen se kjo do të shtihet edhe në vendet e Ballkanit”.

Përballë këtyre deklaratave ka reaguar Aulo Kalaja i cili i kërkoi opinionin në lidhje me shqiptarët e vrarë në Greqi apo çështjen e Çamërisë.

“Përmende dy herë çështjen e këtyre njerëzve, komunitetit të pakicës greke, minoritetit grek. Po këta shqiptarët që janë vrarë në Çamëri, ke ndonjë mendim për këta? Domethënë në qoftë se këtyre janë shkelur të drejtë atyre minoritetit grek në Shqipëri, këta shqiptarë që janë vrarë, janë masakruar, që nuk kanë sot një varrezë, ku të shkojnë njerëzit edhe të keni pikë referimi, ku çështja çame quhet herezi, domethënë ke ndonjë mendim për këto apo këtu nuk është se janë shkelur të drejtat e njeriut? Domethënë a është kjo çështje që duhet të diskutohet midis palëve?” (

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.