Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

‘Pse qëndroni kur s’jeni dakord?!’, Alimehmeti përplaset me deputeten socialiste

P
Piranjat16 June 2026, 22:41 · 3 min lexim
‘Pse qëndroni kur s’jeni dakord?!’, Alimehmeti

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, dhe deputetja e Partia Socialiste e Shqipërisë, Briseida Çakërri, u përfshinë në një debat ku në qendër të diskutimit ishte procesi i integrimit europian dhe funksionimi i partive politike. Gjatë debatit, Alimehmeti u shpreh se sipas tij, Partia Socialiste nuk e mbështet realisht integrimin në Bashkimin Europian, duke e konsideruar atë në kundërshtim me interesat e saj politike.

Ai theksoi se shumica e qytetarëve shqiptarë e mbështesin procesin e integrimit, por sipas tij, pengesat vijnë nga mënyra e funksionimit të pushtetit dhe lidhja e tij me institucionet.

Nga ana tjetër, Çakërri e kundërshtoi këtë qëndrim, duke e cilësuar si të pavërtetë dhe duke theksuar se qeveria ka bërë hapa konkretë në procesin e integrimit.

Ajo kritikoi gjithashtu opozitën për mënyrën e organizimit të garës së brendshme, duke e vënë në pikëpyetje konsistencën e saj politike. Debati u ashpërsua kur Çakërri ngriti çështjen e mungesës së garës së brendshme në Partinë Demokratike, ndërsa Alimehmeti iu përgjigj se vendi ka nevojë për ndarje të qartë mes partisë dhe shtetit, si dhe për reforma të kërkuara nga Bashkimi Europian.

DEBATI:

Çakërri: Si flisni ju për garë kur ju u hoqët dosjen atyre që do konkurronin me kryetarin?!

Alimehmeti: Detyrimi për të shkëputur partinë nga shteti ju ka ardhur ju nga Komisioni Europian. S’më ka ardhur mua. Keni detyrën të ndani partinë nga shteti. Meqenëse doni të shkoni në BE që e kërkojnë 92 për qind e qytetarëve. Këto janë punët që duhen bërë. Ju mendoni se ai grushti i njerëzve që komandon Shqipërinë e do këtë?!

Çakërri: Po thoni për grushtin në protestat tuaja?!

Alimehmeti: Nuk e duan këta BE-në, shitet si fasadë dhe disa edhe e besojnë. S’e duan sepse është kundër interesave të veta. Ne na ka rënë rinia, 33 mijë vetë më pak sipas INSTAT-it, të moshës nga 0-35 vjeç.

Çakërri: Ju nuk bëni garë brenda partie suaj.

Alimehmeti: Për garën brenda partisë kam folur, s’e keni ndjekur.

Çakërri: Pse qëndroni te kjo parti kur s’jeni dakord?!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.