“Këtu për ata që na i zbuat jashtë vendit”! Pankarta rrëqethëse e kësaj nëne që godet Ramën
Në protestën masive në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që ai drejton, një pankartë e mbajtur ng...
Në protestën masive në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që ai drejton, një pankartë e mbajtur ng...
Ka dështuar të vijojë procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 18 të bashkëpandehurve të...
Gazetarja Aranita Brahaj, e ftuar në “A Show”, hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit, duke e cilësuar atë si simbol të ...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se konkurrenca në sektorin e turizmit mes vendeve të rajonit mund të ndi...
Ish-zv.ministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi, ka reaguar lidhur me debatet dhe protestat që kanë shoqëruar projektet e investimeve n&...
Gjykata penale e Tiranës la në burg Enea Zyferin, kamarierin e lokalit në pronësi të Armand Shakaj, një person i shpallur në...
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur në skenën muzikore si Cllevio, është paraqitur në ambientet e GJKKO ditën e sotme. Ai ësht...
Prej dhjetë ditësh, kryeqyteti shqiptar është skena e një vale të gjerë protestash, ku mijëra qytetarë kanë ...
Autoritet e Drejtësisë Greke kanë refuzuar të ekstradojnë në Shqipëri Gerald Shehun, njeriun e akuzuar nga prokuroria e Vlo...
Shpërthim i fuqishëm në një banesënë Lezhë, ndërsa një person ka mbetur i plagosur. Deri më tani nuk dihen ...

Ish-zv.ministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi, ka reaguar lidhur me debatet dhe protestat që kanë shoqëruar projektet e investimeve në Zvërnec dhe Sazan, duke kritikuar mungesën e reagimit publik nga institucionet përgjegjëse dhe ministrat e qeverisë. Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Çuçi shprehet se çështja ka tejkaluar kufijtë e debatit politik dhe tashmë prek tema të rëndësishme si mjedisi, prona, ekonomia, planifikimi i territorit dhe modeli i zhvillimit të vendit.
Ajo pyet se përse nuk dalin publikisht ministrat dhe drejtuesit e institucioneve për të shpjeguar vendimet që lidhen me zonat e mbrojtura, investimet strategjike, çështjet e pronësisë dhe funksionimin e kadastrës.
Sipas Çuçit, në vend të një debati institucional, e gjithë përgjegjësia dhe komunikimi publik përqendrohet te kryeministri, ndërsa ministrat dhe strukturat shtetërore mbeten në heshtje. “Në teori jetojmë në një republikë parlamentare me ndarje pushtetesh dhe përgjegjësish. Në praktikë, çdo debat publik përfundon tek ai. Ai mbron ligjin për zonat e mbrojtura, ai mbron investimet strategjike, ai drejton kadastrën, ai policinë, ai çdo vendim”, shkruan Çuçi.
Ajo argumenton se ky fenomen përfaqëson atë që në filozofinë politike quhet “monizëm i pushtetit”, ku institucionet humbasin rolin e tyre dhe vendimmarrja përqendrohet te një figurë e vetme politike. Në fund të reagimit, Çuçi ngre pyetjen se ku janë zyrtarët të cilëve u është deleguar autoriteti dhe përgjegjësia për të marrë vendime, duke theksuar se delegimi i firmës nuk mund të nënkuptojë shmangie nga përgjegjësia publike.
REAGIMI
O Rame, ku i ke institucionet?
Po ndjek reagimet e kryeministrit për protestën dhe kam një pyetje të thjeshtë për këtë qeveri
O qeveria ime, ku je???? Se je qeveri me 84 vota për çdo vendim… Ku dreqin je????
Kjo protestë, zotërinj ministra, drejtorë agjensish, kryeinspektorë, nuk është më një çështje ku problemi është vetëm politik. Kjo është një çështje që prek mjedisin, ekonominë, pronën, planifikimin e territorit, funksionimin e gjykatave, kadastrën madje edhe vetë modelin e zhvillimit që ka ndjekur Shqipëria me në krye këtë kryeministër në këto vite. Prandaj pyetja ime është ku është ministri i Mjedisit të shpjegojë pse është në interes publik ndërhyrja në një zonë të mbrojtur? Ku është ish-ministrja e Mjedisit që ndryshoi ligjin për zonat e mbrojtura për të mbrojtur publikisht atë vendim dhe për të argumentuar pse ai ishte i drejtë? Ku e ka drejtoreshën që e kopsiti këtë ligj sipas kërkesës/interesit politik?
Ku është ministri i Ekonomisë të na shpjegojë logjikën ekonomike të këtij modeli zhvillimi? Sa vende pune krijohen? Sa të ardhura prodhohen? Pse ky projekt konsiderohet më i vlefshëm se ruajtja e zonës natyrore? Si funksionon në praktikë ligji i investimeve strategjike? Si janë trajtuar pronat? Si është balancuar interesi privat me interesin publik?
Ku është ministri i Drejtësisë të na flasë për kadastrën? Për një institucion që prej vitesh nuk arrin t’u japë qytetarëve hic asnjë siguri juridike mbi pronën e tyre. Për një drejtori me nammmm në Vlorë që ka parë më shumë drejtues sesa hyrje dalje njerëzish në 3 vjet. Për konfliktet e pafundme që kanë lindur pikërisht nga mungesa e qartësisë mbi pronën. Ku janë drejtuesit e institucioneve që kanë firmosur, miratuar, licencuar, kontrolluar dhe mbikëqyrur këto procese?
Sepse problemi nuk është më nëse je dakord apo kundër protestuesve. Problemi është se në Shqipëri, në këtë krizë, janë zhdukur plotësisht institucionet dhe shfaqet vec Kryeministri. E ky, nuk është thjesht një stil komunikimi. Kemi të bëjmë me një filozofi të tërë qeverisjeje.
Në filozofinë politike kjo quhet MONIZËM. Monizmi i pushtetit, edhe në këtë rastin tonë, nuk matet nga numri i kompetencave që grumbullon një lider, sado arrogant të jetë ai, por nga numri i zërave që heshtin rreth tij. Ai fillon kur ministrat pushojnë së qeni autorë të politikave dhe kthehen në sekretarë apo thjesht shkopinj në kokën e specialitëve të ministrive për t’I shkruar ato. Kur institucionet nuk prodhojnë më argumente, por dridhen nga mesazhet forëard të ardhura nga lart. Kur përgjegjësia publike nuk shpërndahet më në sistem, por përqendrohet vetëm tek ai që e konsideron veten Zot, e në këtë rastin tonë, me dishepuj të humbur rrugës.
Në teori jetojmë në një republikë parlamentare me ndarje pushtetesh dhe përgjegjësish. Në praktikë, çdo debat publik përfundon tek Ai. Ai mbron ligjin për zonat e mbrojtura. Ai mbron investimet strategjike. Ai drejton kadastrën. Ai policinë. Ai çdo vendim.
Nëse ministri i Mjedisit nuk mund të mbrojë politikën mjedisore, nëse ministri i Ekonomisë nuk mund të mbrojë politikën ekonomike dhe nëse ministri i Drejtësisë nuk mund të shpjegojë dështimet e sistemit të pronave, atëherë për çfarë shërbejnë? Nëse treshja jote më e fortë politike të ka braktisur rrugës, nëse një pjesë e figurave kryesore të qeverisjes së këtyre viteve ndodhen sot para drejtësisë, pjesa tjetër është në rradhë pritje, dhe një pjesë e hajrit është zëvendësuar me manekinë që rrallë dëgjohen e edhe më rrallë mbajnë përgjegjësi publike, atëherë pyetja bëhet edhe më legjitime. Ku janë njerëzit të cilëve u ke deleguar firmën? Ku janë njerëzit që duhet të mbajnë përgjegjësi për vendimet që kanë marrë?
Prandaj pyetja ime nuk është çfarë mendon ai për gocat me këmbët e bukura që iu shkon shumë minifundi në instagram.
Pyetja legjitime e çdo socialisti që ju votoi, sot është:
Ku janë njerëzit të cilëve ju keni deleguar firmën dhe kopencën drejtuese??
Se delegimi i firmës në këtë rast, nuk është aspak delegim përgjegjësie…
Prej dhjetë ditësh, kryeqyteti shqiptar është skena e një vale të gjerë protestash, ku mijëra qytetarë kanë ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Associated Press në lidhje me situatën e krijuar prej disa ditësh n&...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka reaguar pas aktivitetit të organizuar në Fier për 35-vjetorin e themelimit të...
Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke v...
Ish drejtuesi i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj ka komentuar protestat masive të qytetarëve që kërkojnë largimin e kry...
Diaspora shqiptare po i bashkohet protestave që prej ditësh po zhvillohen në Tiranë. Shqiptarët në Holandë organizuan nj&e...
Për të 11 ditë qytetarët shqiptarë do të dalin sërish sot në protestë në orën 18:00, kundër qeveri...
Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorë...
Thirrje mjekëve të spitalit Psiqiatrik Të nderua mjekë që merreni me të çmendurit! Një i çmendur në...
Taulant Ballës pasi i dolën në mexhlis mesazhet e brendshme të grupit në WhatsApp të Grupit Parlamentar të Partisë Socia...