Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
POLITIKE

‘Qeveri mafioze…’/ Kalaja: Kullat po ndërtohen me paratë e drogës, çiftet e reja nuk blejnë dot një shtëpi

P
Piranjat26 May 2026, 19:12 · 4 min lexim
‘Qeveri mafioze…’/ Kalaja: Kullat po ndërtohen me

Kreu i PD Krujë, Aulon Kalaja, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë gjatë emisionit “Task Force” në Syri TV me moderatoren Sonila Meço, duke e cilësuar kabinetin qeveritar si një “ekip mafioz” që funksionon mbi interesat e përbashkëta dhe kodin e heshtjes, të njohur si “Omerta”.

Sipas tij, Shqipëria po përmendet gjithnjë e më shumë nga partnerët ndërkombëtarë si një vend ku pastrohen paratë e drogës dhe krimit të organizuar.

Kalaja ngriti shqetësimin për boom-in e ndërtimeve dhe kullave në Tiranë, ndërsa çiftet e reja, sipas tij, nuk kanë më mundësi të blejnë një banesë dhe të ndërtojnë jetën në vendin e tyre. Ai deklaroi se pas shumë projekteve të ndërtimit fshihen para të drogës dhe interesat e karteleve kriminale, duke theksuar se edhe Italia dhe agjencitë ndërkombëtare kanë shtuar vëmendjen ndaj fenomenit të pastrimit të parave në Shqipëri.

Kalaja: Në një ekip mafioz nuk ka pëlqime por interesa të përbashkëta. Këto janë rregulla që ne kemi mësuar kur kemi studuar mafien. E njëjta gjë që po ndodh me qeverinë shqiptare. Nuk kemi të bëjmë me një ekip qeveritar, Këshill Ministrash por me një ekip mafioz. Kush kapet është kodi ‘Omerta’ dhe i paprekshmi është kryeministri në këtë rast.

Në momentin që duam të shkojmë drejt BE, po na thotë vetë Europa që është Italia në këtë rast që këtu pastrohen para dhe qeveria jonë është e lidhur drejtëpërdrejtë me lekët e krimit dhe të drogës.

Ne humbëm një shanc shumë të mirë në datë 1 maj ku kishte një afat nga DASH për pastrimin e parave që po ndodhte në Tiranë, për sa i përket kullave dhe ndërtimit. Pse e humbëm këtë? Kjo humbi për shkaqe gjeopolitike dhe luftës që u hap në Iran, por ekzistojnë 18 deklarata ku ne paraqitemi si kartel droge. Ditën e ditëlindjes sonë si komb shqiptar në 28 nëntor, ne na u tha që duhet të luftojmë kartelet e drogës. Ç’punë kemi ne me kartelet e drogës? Si ka mundësi që një vend si Shqipëria u fut në këtë hartë? Si ka mundësi që çdo deklaratë që vjen nga ShBA na paraqet ne si kartel droge?

Çfarë ndodhi dhe me shtetin italian se e kam një kritikë, se para 10 vitesh ishin po këta që thoshin se në Shqipëri nuk ka asnjë plantacion me drogë?

Kishim një njeri që e dha Shqipërinë pasi e kishte kontrolluar me helicopter… dhe këtu kishte shkuar kg i hashashit…

Gjërat kanë lëvizur. Kemi dhe një ambasador të ri të ShBA që do vijë dhe kjo nuk është një lugë boshe. Kjo është një prioritet i ShBA dhe i agjensive të tjera, siç është edhe Italia, se këtu bëhet fjalë për paratë e drogës të ngulura në mes të Tiranës.

Si ka mundësi që ka një ‘boom’ ndërtimesh dhe ne çiftet e reja nuk kemi mundësi të blejmë një shtëpi. Nuk kemi mundësi të vijojmë jetën…

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.