‘Qeveri pocaqi’/ Tedi Blushi: Shqipëria përvëlohet, Rama freskohet mes belushkave dhe verë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj situatës së zjarreve në vend dhe mënyrës se si po sillet Kryeministri Edi Rama përballë kësaj situate.
Në një postim në Facebook, Blushi ironizon pushimet dhe qëndrimin e Ramës në Pogradec, ndërsa në të gjithë vendin vijojnë betejat me flakët dhe familje të tëra përballen me pasojat e zjarreve.
Postimi i plotë:
Shqipëria përvëlohet, Rama freskohet!
Vendi digjet, Kryeministri krihet!
Mes belushkave dhe verës, buzë liqenit të Pogradecit.
Pyjet po digjen, familjet evakuohen dhe zjarrfikësit, me mjete primitive, sakrifica të jashtëzakonshme dhe paga mizerabël luftojnë me flakët.
Ndërsa derrat e kënaqur zhgërryen para tavave të koranit dhe sajojnë lajme sikur "diskutojnë" dhe "qajnë" për orë të tëra hallet e shqiptarëve.
Qeveri pocaqi!
Lexo edhe
POLITIKE
‘Dreka’ ndërpret mbledhjen e Ramës në Pogradec, Manja ‘kapet’ me pjatë në dorë

VIDEO- "Vendi nuk shitet"/ Këngëtari Ermal Meta reagon për Revolucionin e Flamingove: Më ka bërë të reflektoj shumë!

Dy orë takim në Pogradec, zbardhen diskutimet e Ramës brenda ish-shtëpisë së Enver Hoxhës

"Protesta solli zgjimin e shoqërisë"/ Këlliçi: Rama e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë

Profesori amerikan reagon për protestat kundër qeverisë në Shqipëri: Është koha që Rama të bëjë gati valixhet





