POLITIKE

'Qeveria në panik përballë protestave'/ Gjoni: Lideri i opozitës po sulmohet për të frikësuar qytetarët

Piranjat Përditësimi i fundit 10 May 2026, 17:18
'Qeveria në panik përballë protestave'/ Gjoni: Lideri i

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, në një intervistë për SYRI TV me moderatorin Bled Marku, ka akuzuar qeverinë për ushtrim dhune ndaj opozitës dhe protestuesve paqësorë gjatë protestës së fundit të organizuar nga Partia Demokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas Gjonit, megjithëse protesta ishte paqësore, reagimi i policisë ka qenë i ashpër dhe i pajustifikuar, duke përfshirë bllokimin e bulevardit nga forcat speciale, përdorimin e mjeteve të rënda si autobotët me ujë me presion dhe gazin lotsjellës për të penguar marshimin e opozitës.

Gjoni theksoi se dhuna ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, dhe përfaqësuesve të PD-së synon intimidimin e qytetarëve, ndërsa kritikoi edhe reagimin e dobët të faktorit ndërkombëtar ndaj situatës.

Është e vërtetë, pasi ashtu siç edhe ju e theksuat, kemi qenë pjesëmarrës në këtë protestë paqësore të Partisë Demokratike dhe shihet se nga ana e pushtetit aktual, rezulton që ky pushtet është nervozuar dhe po kthehet në një sulm banditesk ndaj opozitës shqiptare dhe rastet të cilët juve keni transmetuar dhe rastet e televizioneve të tjera, tregon që megjithëse protesta ishte paqësore dhe një marshim në bulevardin Dëshmorët e Kombit, rezulton që nga ana e policisë kishte dhunë për të mos lejuar vazhdimin e një marshimi paqësor në këtë bulevard.

Dhe bllokimi i bulevardit nga ana e forcave speciale, e FNSH-së, por edhe e mjeteve të tjera të rënda, siç ishte rasti i makinerive me ujë me presion, apo hedhja edhe e gazit lotsjellës, tregon që ky pushtet është i nervozuar për shkak se gjërat nuk po i ecin mirë dhe për shkak të denoncimeve të cilët opozita po realizon. Nga krahu tjetër, ashtu siç keni vënë re, ka një dhunë të shtuar ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe kjo dhunë ka filluar që nga protesta e parë deri në protestën e fundit dhe në protestën e fundit u duk qartë dhuna ndaj liderit të Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berishës, i cili topat e ujit ishin të përqëndruar ndaj tij dhe njerëzve të cilët ishin afër tij. Çfarë tregon? Që kanë humbur edhe qetësinë, përfaqësuesit e policisë. Dhe për një arsye tjetër.

Është hera e katërta ose e pesta herë, është e katërta dhe e pesta herë që lideri i opozitës sulmohet pa kryer asnjë lloj veprimi. Çka tregon që nëpërmjet sulmit ndaj liderit të opozitës, kërkojnë që të intimidojnë edhe qytetarët e tjerë, që policia, në rastin konkret, për të krijuar përshtypjen tek njerëzit e mbështetësit e Partisë Demokratike, që kur sulmohet lideri i opozitës, kur sulmohen përfaqësuesit e opozitës, kur sulmohen deputetët e opozitës, nuk pyesin për qytetarët e thjeshtë. Pra, po dhunohet opozita me urdhër politik, në rastin konkret dhe partiak.

Dhe policia e shtetit është kthyer në një shkop të pushtetit politik dhe të mazhorancës aktuale dhe nuk po funksionon mbi bazën e atij ligji funksional dhe organik që policia e shtetit sot ka. Dhe kjo është edhe një tregues që gjërat në Shqipëri nuk po shkojnë ashtu siç pritet dhe ashtu siç propagandohet edhe nga kryeministri Rama, por njëkohësisht edhe nga mazhoranca e sotme e cila është në pushtet, por njëkohësisht edhe nga disa faktorë ndërkombëtarë të cilët janë bërë njësh me pushtetin.

Dhe ajo që më ra në sy ishte reagimi i dobët dhe i pamjaftueshëm i faktorit ndërkombëtar ndaj dhunës së përdorur ndaj protestuesve paqësorë, ndaj liderit të opozitës, por njëkohësisht, ashtu siç u evidentua edhe nga reporterët pa kufij, edhe dhuna ndaj gazetarëve në përgjithësi, por edhe gazetarëve të syrit në protestën e fundit. Çka tregon që pushteti ka humbur logjikën dhe qetësinë. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?