POLITIKE

Edi Rama etiketime, akuza dhe tentativa për delegjitimim të protestuesve

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Qershor 2026, 18:22
Edi Rama etiketime, akuza dhe tentativa për delegjitimim të

Së fundmi, kryeministri Edi Rama ka intensifikuar një seri reagimesh publike ndaj protestës qytetare, fillimisht ndaj influencerëve, të cilët i ka akuzuar se po e komercializojnë protestën ‘për ca klikime dhe shpërndarje më shumë’, e më pas ndaj aktivistëve të veçantë, duke i cilësuar si aktivistë të shtirur, mbështetës të Iranit apo të ardhur nga opozita.

Teksa kryeministri i ka përshkruar protestat si produkt të emocioneve që mbërrijnë përpara fakteve dhe të algoritmeve që udhëtojnë më shpejt se e vërteta, mjafton një vështrim në postimet e tij për të kuptuar se debati publik po zhvendoset gjithnjë e më shumë nga kërkesat e protestuesve, te etiketimi i individëve që marrin pjesë në të.

Imazhet nga protesta janë shndërruar edhe në poezi nga vetë kryeministri, i cili u ka kushtuar vargje protestuesve të orëve të para të mëngjesit.

Herë përmes siluetave të paqarta, e herë përmes emrave dhe fytyrave konkrete, Rama e ka zhvendosur fokusin nga argumentet dhe shqetësimet e ngritura në shesh drejt profilit politik, bindjeve apo pretendimeve për ‘paligjshmëri’ të disa prej aktivistëve.

 ‘Kryeministri po e tejkalon masën’

Për Dorian Matliajn, avokat dhe drejtues i qendrës ligjore ‘Res Publica’, mënyra se si kryeministri po komunikon publikisht për protestues të veçantë ngre shqetësime ligjore dhe etike.

‘Po e tejkalon masën në shumë drejtime, qoftë me fyerjen, nxitjen e gjuhës së urrejtjes apo edhe me krijimin e intimidimit te njerëzit që ndihen nën presionin e shtetit, se fundja ai është kryeministri’, tha Matlija.

Matlija e ilustron këtë me një shembull të thjeshtë: nëse dikush kërkon emrin e një personi publik në motorët e kërkimit, gjen shumë informacione dhe mund të krijojë një ide më të plotë për profilin e tij. Por në rastin e një personi anonim, i cili nuk ka pasur më parë ekspozim publik, situata është ndryshe.

Nëse i vetmi informacion i disponueshëm për atë person është një postim i kryeministrit, atëherë ai postim bëhet burimi kryesor mbi të cilin ndërtohet perceptimi publik. Sipas Matliajt, kjo krijon një disbalancë të madhe pushteti dhe ngre shqetësime për ekspozimin e identitetit të individëve nga zyrtarë të lartë publikë.

‘Të targetosh dikë politikisht, sepse të ka targetuar politikisht, është brenda të drejtave të kryeministrit. Në momentin që përdor epitete si ‘patriotë të shtirur’ apo ‘shpirtra të korruptuar’, e ke tejkaluar masën’, argumenton avokati.

Sipas tij, në këto postime mund të identifikohen elementë të mundshëm të disa shkeljeve ligjore, që lidhen me publikimin e paautorizuar të imazhit, shpifjen, fyerjen apo abuzimin me pozicionin publik. Megjithatë, Matlija thekson se këto janë çështje që mund të shqyrtohen vetëm nga institucionet përkatëse, si Prokuroria apo gjykatat civile dhe penale, nëse personat e prekur vendosin të bëjnë kallëzim ose padi.

‘Kur krijon histori dhe aludime, duhet të ndahet opinioni nga fakti. Të gjitha këto raste janë duke u dokumentuar nga aktivistët’, përfundon Matlija.

‘Po përpiqet t’i krijojë vetë një kokë protestës’

Antropologu dhe studiuesi Nebi Bardhoshi argumenton se, që në fillim, kryeministri Rama është përpjekur t’i japë protestës një drejtim dhe një figurë udhëheqëse, pasi i duhej një person ose grup i identifikueshëm me të cilin të negocionte, ta sulmonte politikisht apo ta delegjitimonte.

Sipas Bardhoshit, kjo nuk ka ndodhur, pasi organizatorët kanë këmbëngulur se janë vetëm koordinatorë dhe jo drejtues apo përfaqësues politikë të lëvizjes.

Përballë mungesës së një lidershipi të identifikueshëm, Bardhoshi thotë se Rama është përpjekur të ndërtojë një profil të protestës si një lëvizje me prirje islamike apo të lidhur me Iranin, duke përfshirë herë pas here referenca ndaj Lëvizjes Vetëvendosje apo shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, kjo synon të krijojë perceptimin se protesta është e orkestruar ose e sponsorizuar nga aktorë të jashtëm, përmes një imazhi negativ që e zhvendos vëmendjen nga kërkesat e saj.

 ‘Është fryma e ‘unë jam avangarda, këta janë prapambetja’. Dhe prapambetjen duhet ta gjejë diku. E gjen te Irani, sepse është armik i Amerikës dhe një temë globale, ndaj është më e lehtë ta stigmatizosh. I duhet t’i presë kokën kësaj lëvizjeje dhe, meqë nuk po e gjen, po përpiqet t’ia krijojë vetë një kokë’, tha Bardhoshi për Citizens.al.

Bardhoshi shton se, nëse bëhet fjalë për aktorë të lidhur me lëvizje apo aksione të paligjshme, kryeministri ka pasur 14 vite në pushtet për t’i dërguar provat para drejtësisë.

Sipas tij, publikut po i kërkohet të besojë pretendime që nuk janë provuar juridikisht, ndërkohë që vetë kryeministri ndërton profile politike dhe ideologjike për pjesëmarrësit e protestës.

Bardhoshi thotë se synimi është të krijohet ideja se këta janë drejtuesit e protestës, për ta reduktuar lëvizjen në disa figura të veçanta dhe për të sfumuar përmasën qytetare të saj.

‘Është një kurth që i paraqet këto si grupe pro-palestineze, anti-semite, ndërsa protesta realisht është për të shkarkuar kryeministrin për një mijë e një mëkatet e bëra’, thotë ai.

‘Realisht po kërkohet një kontratë e re sociale dhe një shtet i së drejtës’, përfundon Bardhoshi.

‘Aktivistët tregojnë versionin e tyre’

Në disa raste, aktivistët e përmendur në postimet e kryeministrit apo të përfaqësuesve të mazhorancës kanë dalë publikisht për të kundërshtuar pretendimet ndaj tyre.

Një prej rasteve është ai i aktivistes dhe urbanistes Entela Spahivogli, të cilën kryeministri e akuzoi për një shtesë kati pa leje në një godinë pranë kalasë në Durrës, si dhe e etiketoi si militante të Partisë Demokratike.

Spahivogli thotë se, struktura në fjalë daton që nga viti 1941 dhe se prona i është kthyer familjes së saj vetëm gjatë pesëvjeçarit të fundit, pasi gjatë periudhës komuniste kishte kaluar në pronësi shtetërore. Sipas saj, edhe fotografitë arkivore tregojnë se pjesa e kontestuar ka qenë prej kohësh pjesë e godinës.

Për sa i përket angazhimit politik, Spahivogli thotë se nuk ka qenë kurrë e angazhuar në Partinë Demokratike, as si anëtare dhe as në ndonjë funksion publik brenda saj. Ajo thekson se preferencat politike të çdo qytetari janë personale dhe nuk mund të përdoren për delegjitimimin e pjesëmarrjes në protestë.

Një tjetër rast është ai i aktivistit Arben Kola. Ndryshe nga Spahivogli, e cila u identifikua me foto të qartë, kryeministri publikoi një siluetë të tij, ndërsa deputeti Taulant Balla shpërndau një video ku Kola shprehej se grupe serbe apo greke mund të ishin infiltruar në protestë.

Një ditë më pas, Kola publikoi vetë një video ku sqaroi se, sipas tij, në çdo protestë mund të ketë të infiltruar, por thelbi i asaj që po ndodh është një revoltë qytetare. Ai kundërshtoi tezat e shpërndara nga kryeministri, duke thënë se vëmendja duhet të mbetet te kërkesat e protestës dhe jo te etiketimi i pjesëmarrësve.

Të dy rastet tregojnë se pretendimet e bëra publikisht nga përfaqësues të lartë politikë janë kundërshtuar nga vetë aktivistët e përfshirë, të cilët kanë dhënë versionin e tyre të fakteve.

Në vend që të veçojë dhe etiketojë emra të përveçëm, kryeministri do të duhej t’u përgjigjej kërkesave dhe akuzave të ngritura nga protestuesit, duke u përqendruar te ajo që këto protesta kanë vendosur në qendër të vëmendjes prej më shumë se tre javësh.

Në fund të fundit, debati publik nuk fiton asgjë kur zhvendoset nga përmbajtja e protestës te individët që e artikulojnë atë. /Citizens

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan