POLITIKE

“Qeveria po tenton të maskojë ligjin 21/2024 me një projektligj për VNM-në”, Ina Zhupa: Është fasadë, ligji 21/2024 duhet shfuqizuar

Piranjat Përditësimi i fundit 11 September 2026, 13:10

“Qeveria po tenton të maskojë ligjin 21/2024 me një

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja e PD-së Ina Zhupa, ka kundërshtuar projektligjin e qeverisë për ndryshimet në ligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, duke argumentuar se ai nuk mund të zëvendësojë shfuqizimin e ligjit 21/2024 për Zonat e Mbrojtura.

Zhupa thekson se VNM-ja është vetëm një instrument vlerësimi dhe nuk mund të rikthejë mbrojtjen e humbur nga ndryshimi i regjimit ligjor.

Ajo rikujton se Parlamenti Europian ka kërkuar shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 dhe se më 14 maj 2026 ka depozituar në Kuvend projektligjin për shfuqizimin e ligjit 21/2024, duke e cilësuar këtë si zgjidhjen e vetme reale për mbrojtjen e zonave të mbrojtura.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Ligji 21/2024 nuk rregullohet me një projektligj për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis. Duhet shfuqizuar!

Qeveria ka hedhur për konsultim publik një projektligj për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 440, datë 07.07.2011, “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”, të ndryshuar.

Propozohet të ndryshojë vetë ligjin e VNM-së, duke futur ndër të tjera edhe konceptin e “Vlerësimit të Duhur” për projektet që mund të kenë ndikim në Zonat e Veçanta të Ruajtjes. Por pikërisht këtu qëndron problemi, me një projektligj për VNM-në nuk mund të korrigjohet problemi që krijon ligji 21/2024 për Zonat e Mbrojtura.

VNM-ja, edhe kur forcohet procedura, është një instrument vlerësimi dhe vendimmarrjeje. Ajo zbatohet mbi kuadrin ligjor material që përcakton se çfarë lejohet dhe çfarë ndalohet në një zonë të mbrojtur.

Ligji 21/2024 ka ndryshuar regjimin e mbrojtjes dhe ka lejuar ndërhyrje që më parë ishin të kufizuara ose të ndaluara, nuk mund ta rikthejë mbrojtjen e humbur një procedurë VNM-je.

Madje, vetë projektligji tregon se “Vlerësimi i Duhur” do të përdoret për të vlerësuar ndikimin e projekteve në Zonat e Veçanta të Ruajtjes dhe parashikon se miratimi i zhvillimit jepet kur vlerësimi konstaton se nuk ka efekte të konsiderueshme mbi integritetin e zonës.

Por pyetja themelore është:Kush e përcakton se çfarë mund të zhvillohet në atë territor?
Përgjigjja është: ligji material që rregullon Zonat e Mbrojtura pra Ligji 21/2024

Prandaj, një projektligj për VNM-në nuk mund të përdoret si zëvendësim për shfuqizimin e ligjit 21/2024.

Parlamenti Europian ka kërkuar shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe ka lidhur këtë çështje drejtpërdrejt me respektimin e standardeve të BE-së për mbrojtjen e natyrës. Në 14 Maj 2026 kam depozituar në kuvend projektligjin për shfuqizimin e ligjit 21/2024 dhe kjo është zgjidhja e vetme dhe reale. Çdo gjë tjetër është përpjekje për të vazhduar rrugën e shkatërrimit të zonave të mbrojtura me paketim më të bukur.

https://www.facebook.com/share/1DUbqK757W/?mibextid=wwXIfr

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?