POLITIKE

Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Piranjat Përditësimi i fundit 15 September 2026, 18:12
Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale bëri të ditur se dyfishimi i bonusit mujor do të prekë të gjitha kategoritë e pensionistëve dhe se krahas kësaj do të vijojë edhe indeksimi i pensioneve.Sipas ministres për financimin e kësaj mbështetjeje janë parashikuar 22.4 miliardë lekë më shumë në buxhet, ndërsa objektivi deri në vitin 2030 është që pensioni i plotë të arrijë në jo më pak se 40 mijë lekë dhe pensioni i pjesshëm në jo më pak se 22 mijë lekë.

“Ky është një angazhim konkret për të rritur, hap pas hapi, të ardhurat e pensionistëve deri në vitin 2030”, tha Ibrahimaj, ndërsa koncepti i bonusit mujor u aplikua për herë të parë gjatë vitit 2026 për të zbutur pasojat e rritjes së çmimeve dhe varion nga 600 deri në 1,800 lekë në muaj sipas kategorisë së pensionit.

Nuk është hera e parë që qeveria Rama ka akorduar bonuse për pensionistët në prag të zgjedhjeve duke shkaktuar kritika për përdorim të financave publike për të influencuar votuesit.

Edhe ky premtim shihet me shqetësim si tentativë për të ndikuar në fushatën elektorale të 2027-ës.

“Bëhet fjalë për një vendim qeverie që korrespondon fiks në kufirin e periudhës 4 mujore përpara zgjedhjeve”- i tha BIRN, Rigels Xhemollari nga organizata Qëndresa Qytetare.

“Rritjen për shkak të inflacionit apo rritjen e merituar qeveria ua hedh si plaçkë elektorale një kontingjenti te madh qytetarësh, siç janë pensionistët, të cilët në nevoja të mëdha jetike bien pre e këtij karremi elektoral”– shtoi ai.

Pak muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës, qeveria njoftoi shpërndarjen e dy bonuseve me vlerë nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë për rreth 730 mijë pensionistë, me një kosto prej 163 milionë eurosh, vendim që u kritikua si tentativë për të orientuar votën e një prej kategorive më të mëdha të votuesve në vend.

Në raportet e vëzhgimit OSBE-ODIHR ka ngritur disa herë shqetësimin për përdorimin e burimeve publike për qëllime elektorale. /BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?