POLITIKE

"Qeveria Rama e qelbur dhe e korruptuar!", Abilekaj: Me 'Prania besnike' legjitimohen patronazhistët

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Shtator 2026, 18:07
"Qeveria Rama e qelbur dhe e korruptuar!",  Abilekaj: Me 'Prania

Në një intervistë për Syri Tv, analisti dhe gazetari Enton Abilekaj thotë se Rama ka katandisur shtetin shqiptar në një binom parti shtet dhe kërkon tu imponojë shqiptarëve platformat propagandistike si Besa apo ‘Prania besnike’ si platforma të qeverisë.

“E gjitha është shoë i Ramës për të treguar që është duke reflektuar dhe duke menduar për një strategji të madhe, për të bërë diçka... në fakt është kjo që thatë juve, që është një veprim me anë të së cilës ka treguar vërtet se ku e ka katandisur Edi Rama shtetin shqiptar sot. Marrëdhëniet e pushtetit me partinë, atë binomin parti-shtet i cili është denoncuar jo vetëm nga shqiptarët këtu, por edhe nga vëzhguesit e huaj. Dhe ne shikojmë që mblidhet grupi parlamentar, ministrat dhe partia dhe diskutojnë për të njëjtat gjëra, në të njëjtat forume, në të njëjtat tryeza. Dhe ne shikojmë që dalin dokumente partie të cilat na imponohen shqiptarëve si Besa, prania besnike dhe budallallëqe idiote si këto, që duan t'i imponohen si detyrim nga partia dhe duan t'i imponohen si platforma e qeverisë së shqiptarëve. Sigurisht që kjo nuk mund të mos ngjajë me atë që ndodhte në kohën e komunizmit. E keni parasysh njeriu i ri dhe nismat e Partisë së Punës, të cilat sigurisht ishin motoja e qeverisë pastaj më vonë. Qeveria nuk ka nisma të saj dhe ide të saj, por janë nismat dhe idetë e partisë të cilat duhet të implementohen nga qeveria, dhe në përgjithësi janë nisma propagandistike të cilat nuk kanë asnjë lidhje me atë platformë për të cilën Edi Rama, me atë premtim të vetëm në fakt se nuk ishte platformë, për të cilën Edi Rama u votua vetëm para një viti në 2021... apop... në 2025 në zgjedhjet e fundit.

Pra, në qoftë se Edi Rama premtoi vetëm integrimin në Bashkimin Europian, çdo dokument që del nga qeveria, nga ajo parti apo në fakt duhet të dalë nga qeveria, s'ka rëndësi, janë njësuar me këtë parti-shtet tashmë, çdo dokument që del duhet të shpjegojë se çfarë ndikon, sa ndikon në premtimin e vetëm dhe në arsyen e vetme që ai është në mandatin e katërt. A e çon Shqipërinë në Bashkimin Europian ky dokument apo jo?" tha Abilekaj. 

E fundit, ‘Prania besnike’ është legjitim i patronazhimit.

:Prania besnike për shembull. E fundit fare është patronazhim me urdhër i të gjithë njerëzve që punojnë në qeveri dhe në administratë ndaj qytetarëve. Pra, legjitimimi i patronazhimit... është prania besnike, është jo legjitimim, por detyrim i patronazhimit prej administratës publike. Në qoftë se deri dje ishte patronazhim të paktën formalisht merrnin pjesë anëtarët e Partisë Socialiste dhe funksionarët e Partisë Socialiste, me praninë besnike patronazhimi bëhet ligj për të gjithë administratën publike, duhet të jenë patronazhojnë qytetarët e pakënaqur, jo për t'u zgjidhur hallin, por për t'u qarë hallin. Kjo është prania besnike. Pra, kjo është qeveri që është e paaftë t'u zgjidhë hallet njerëzve, por ka bërë një platformë se si t'u qajë hallet njerëzve. Ndërkohë që vjedh paratë e njerëzve dhe i shkakton hallet e njerëzve. Dhe kjo është e gjithë besa dhe e gjithë prania besnike, të gjitha këto dokumente pasqyra dhe të gjitha këto janë pasqyra e qarjes së hallit nga një qeveri impotente për të zgjidhur çështjet që i shqetësojnë qytetarët. Dhe kjo platformë sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me integrimin në Bashkimin Europian. Kjo është një platformë e cila shtrin edhe më shumë në çdo qelizë pushtetin absolut të Edi Ramës, duke krijuar partinë shtet gjithmonë e më të fortë dhe duke shtrirë patronazhimin si një detyrim ligjor, programatik, që ka ndodhur vetëm në kohën e diktaturës.

 Ky është reagimi i Edi Ramës, pra reagimi i Edi Ramës ndaj protestës, ndaj mosmbështetjes që publiku po e tregon hapur në shumicë tani, është që ta bëjë publikun, ta marrë më shumë në kontroll mendjen e njerëzve, ta mbysë me propagandë jo mediatike dhe mediatike, deri në sa ata të dorëzohen, ose të largohen, ose të rrinë këtu dhe të bëhen njerëzit e rinj të jesmenët e Edi Ramës. Gjë që besoj se nuk do t'i dalë, në kushtet që jemi sepse njerëzit i kanë mbyllur veshët ndaj kësaj qeverie, njësoj siç kjo qeveri i ka mbyllur veshët ndaj njerëzve", tha ai.

Duke u ndalur tek dorëheqja e ministres së Shëndetësisë Evis Sala, Abilekaj me metaforën anglo-amerikane të "kanarinës në minierë", simbol historik i minatorëve për të matur praninë e gazrave të dëmshëm nën tokë.

"Të gjitha kanarinat që ka sjellë Rama kanë ngordhur," u shpreh ai, duke e lidhur këtë me  qeverisjen e Edi Ramës "të qelbur", që prodhon vetëm "gazra dhe korrupsion".

Ai kujtoi se rasti i Salës nuk është i vetmi, ministre apo zyrtarëve të thirrur nga jashtë– përfshirë nga Parisi apo Amerika – janë larguar shpejt nga qeveria pasi sistemi, është "i korruptuar deri në palcë" dhe drejtohet drejtpërdrejt nga kryeministri. Kjo i bën të pafuqishëm ministrat apo deputetët që synojnë ndryshim real, duke i kthyer në figura të izoluara e të papërfillshme brenda strukturave të pushtetit.

Sa vazhdon kjo me këto manovra për të shmangur vëmendjen apo për të krijuar idenë që po bëhet diçka nëse nuk lëviz gjëja themelore. Të marrim për shembull rastin e ministres Evi Sala, një emër, duhet thënë ekselent në fushën e saj ku punonte, onkologjisë, shkencëtare e njohur me kontribute në të gjithë botën, e cila vjen, u duk sikur u interpretua në fakt, që mund të ishte dhe një lëvizje e Ramës, meqenëse kishte shumë akuza të përqendruara tek onkologjiku ndaj shëndetësisë. Vjen zonja Sala, në krye të një viti largohet përsëri, jep dorëheqjen tani duke na kujtuar atë shprehjen latine, 'erdha, pashë, fitova', nuk e di a ka fituar gjë, por që erdhi dhe pa këtë e dimë. Dhe çfarë bëri në fakt? Çfarë ndryshoi? U duk sikur u vunë, përveçse që një biznesmen çoi disa poltrona, pastaj u duk sikur erdhën disa aparatura të tjera, gazetari Osman Stafa tha dy ditë më parë që nuk punojnë as këto aparatura që kanë ardhur, a nuk ka prapë ilaçe për terapi atje. Çfarë ndodh? Pse vazhdon një shfaqje?

Enton Abilekaj: Ka disa aspekte kjo. Aspekti politik është që një njeri që i pavotuar dhe i panjohur më parë që vjen këtu, sado i mirë profesionalisht të jetë dhe nuk ka asnjë përgjegjësi politike as për ardhjen dhe as për ikjen e vet, sigurisht që do e bëjë sjelljen në funksion të interesit të vet. Ne përgjegjësinë duhet t'ia japim atij që e votuam. Ne nuk votuam për të, për Salën, dhe nuk besoj se është ky problemi. Pra, ajo është problemi i Edi Ramës që e mori, e solli dhe tani e largon dhe i gjen mënyrën që ajo t'ia japë dorëheqjen dhe të vazhdojë punët e veta. E dyta është që nuk është hera e parë që vijnë njerëz të tillë, ose që provojnë njerëz të tillë, të aftë në përgjithësi në punët e tyre, në profesionet e tyre, që vijnë këtu, dështojnë dhe largohen.

Ka pasur nnjë ministre të fondit të inovacionit në fillim Rama që i erdhi nga Parisi dhe i iku prapë, ka pasur plot raste, e thirri nga Amerika dhe iku prapë, ka pasur shumë. Është një fenomen që i thonë, andej anglo-amerikanët i thonë kanarina në minierë.

Anglezet në përgjithësi, i thonë kanarina në minierë. Pra, kanë kanarina në minierën e qymyrit, që është testi që nëse miniera lëshon gazra të dëmshëm, ajo provohet nga një kanarinë.

Në momentin që kanarina mbytet dhe ngordh, atëherë nuk duhet të futen minatorët në minierë, ose në të kundërt minatorët mund të futeshin. Atëherë kur nuk kishte mjete për të matur nivelin e gazit.

Dhe ky test, testi i Ramës, është pikërisht ky kanarina në minierë dhe na ka ndodhur që të gjitha kanarinat që ka sjellë Rama kanë ngordhur.

Pra, kemi të bëjmë me një qeveri të qelbur që lëshon vetëm gazra dhe korrupsion. Nuk i ka ndodhur asnjë rast suksesi, i kthimit që dikush të ketë punuar dhe të ketë nxjerrë diçka nga kjo qeveri, sepse është një sistem i korruptuar deri në palcë. Dhe ky sistem drejtohet nga kryeministri.

Nuk mund ta luftojë ministri, kushdo qoftë ai. Këta ministra kanë ardhur me naivitetin për të ndryshuar diçka dhe janë larguar super të zhgënjyer. Dhe jo vetëm ministrat, por dhe deputetë e të tjerë e të tjerë. Sepse ata kanë parë që këtu është i qelbur aq shumë qeveria dhe korrupsioni sa ata janë të duarlidhur, nuk kanë çfarë bëjnë fare këtu, nuk e shohin veten fare, dalin jashtë loje, të duken qesharakë për shembull siç na duken herë pas here ministrja, që në fakt mund të ishte profesioniste shumë e mirë dhe duhej të ishte ashtu, por derisa ka një sukses ndërkombëtar.

Por, në këtë vend ajo duket sikur nuk ka asnjë lidhje. Sepse këtu është ajo që mbizotëron, është korrupsioni.

Ky helm i madh, ne e ndjejmë çdo ditë po jemi mësuar. Ne e ndjejmë çdo ditë ajrin e Tiranës që na godet çdo ditë dhe jemi mësuar, ne nuk refuzojmë as protestojmë.

Ne dëgjojmë çdo ditë, çdo natë, 24 orë duke punuar betonierat, tek shpitë tona, tek veshët tanë, shpojnë matrapikët e lejeve të ndërtimit për pastrimin e parave. Dhe jemi mësuar dhe nuk reagojmë. Ne nuk vijmë nga jashtë me një përvojë tjetër që të reagojmë dhe t'ikim në atë skenë. Sepse ne jemi të mësuar, ne jemi pjesë e kësaj. Ne nuk reflektojmë ashtu siç reflekton vetiu, në mënyrë instinktive dikush që është mësuar të jetojë në një vend të shëndetshëm. Pra, këtë pisllëk dhe këtë ndyrësi që kanë ofruar këta, këtë nivel korrupsioni e kanë kthyer në një normalitet në Shqipëri sa nuk i bën më përshtypje as atyre që e kundërshtojnë.

Kjo është për t'u shqetësuar pastaj. Se ashtu sikurse është për t'u shqetësuar që në ato protesta, atje nuk marrin pjesë të gjithë ata që e ndjejnë këtë, dhe që janë shumica dërrmuese e shqiptarëve. Që nuk dalin për të folur për to. Sigurisht që protesta është një emancipim shumë i madh. Besoj që protesta i përfaqëson grupet e interesit, po themi, në qoftë se do e quajmë kështu, grupet e hallexhinjve të gjitha. Por mendoj që nuk ka mundësi që ne të falim më krimet që na bëhen mbi shëndetin tonë, mbi paratë publike, mbi zhvillimin ekonomik, mbi të ardhmen tonë.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës