Turistja gjermane 33-vjeçare vdiq në Palasë, Policia e Vlorës reagon pas 6 ditësh
Policia e Vlorës reagoi mbrëmjen e sotme pas publikimit të lajmit në rrjetet sociale kur një turiste gjermane 33-vjeçare, nd&eum...
Policia e Vlorës reagoi mbrëmjen e sotme pas publikimit të lajmit në rrjetet sociale kur një turiste gjermane 33-vjeçare, nd&eum...
Një shpërthim i fortë raportohet në zonën e Laprakës në kryeqytet. Në rrjetet sociale qytetarët shkruajnë se ...
Pas publikimit të një videoje ditën e sotme nga Piranjat News, ku një Jet Ski lëviz me shpejtësi të lartë mes pushuesve ...
Porti i Malagas është identifikuar si një nga pikat kryesore të hyrjes së karteleve ndërkombëtare të drogës në...
Një qytetar denoncon gjuetinë me elektricitet në Lumin Drin pranë Bërdicës duke bërë që ata banorë që dua...
Ka nisur marshimi i përnatshëm drejt Kryeministrisë në ditën e 67-të të protestës qytetare, ku pjesëmarrësit k...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish pasi mori shkresën zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pë...
Në vitin 2024 qeveria greke shpalli një tender për të blerë 25 avionë për shuarjen e zjarrit me fond limit rreth 155 milion&e...
Një 69-vjeçar në Wisconsin, SHBA, vendosi të shmangte makinën dhe të shkonte për të bërë pazar me mjetin e...
Valëvitja e një flamuri shqiptar me simbole kombëtare në qytetin shqiptar të Gucisë, në Mal të Zi, është sho...
Në vitin 2024 qeveria greke shpalli një tender për të blerë 25 avionë për shuarjen e zjarrit me fond limit rreth 155 milionë euro. Proçedura e prokurimit ishte ajo e tenderit të hapur ndërkombëtar.
Në fillim të këtij viti, qeveria e Qipros hapi një tender për të blerë avionë për fikjen e zjarreve. Proçedura e prokurimit ishte ajo e tenderit të hapur.
Të gjitha qeveritë e Europës i blejnë avionët për shuarjen e zjarrit me tendera të hapur për shkakun se ato konsiderohen si mallra civilë. Por ka një qeveri në Europë, që avionët i ble me tender sekretë. Ajo është qeveria e Shqipërisë.
Skandali i tenderit 15 milionë euro për blerjen e tre avionëve për zjarret sapo ka nisur të bëhet publik. Qeveria është duke i mbajtur sekrete të gjitha të dhënat e tenderit kontrovers. Por Kapitali publikon detajet e para të kësaj afere.
Në tenderin për blerjen e avionëve të zhvilluar nga ministria e Mbrojtjes, garuan dy kompani; spanjollja Aviation Trade Europe (ish Air Tractor Europe) dhe grekja Efa Ventures.
Ministria e Mbrojtjes skualifikoi kompaninë greke dhe shpalli fitues spanjollët e dënuar për korrupsion në disa vende të Europës. Kompania greke e ankimoi vendimin, por ankesa nuk u mor parasysh.
Kapitali ka mësuar se grekët i kërkuan qeverisë të zbulonte çmimin e ofruar nga kompania spanjolle për të krahasuar atë me çmimin e tyre. Por qeveria refuzoi të zbulonte çmimin.
Sot askush nuk e di se me çfarë çmimi u blenë avionët dhe pyetja që shtrohet është pse të gjitha këto mbahen sekret?
Kompania spanjolle Aviation Trade Europe aktualisht ka një dënim në fuqi nga Gjykata Spanjolle për fiksim tenderash, kartel dhe korruptimin e zyrtarëve publikë. Në Greqi tenderi i fituar nga kjo kompani u anullua nga Gjykata Supreme. Në Qipro po ashtu tenderi u anullua, ndërkohë që disa zyrtarë aktualisht janë në burg.
Kjo është një një kompanitë më problematike në Europë në korruptimin e zyrtarëve publikë. Problemi është se në rastin e Shqipërisë, përballë ka një nga qeveritë më të korruptuara në Europë, siç dëshmojnë dosjet e SPAK.
Kjo është një tango optimale me risk shumë të lartë korrupsioni. Dhe Shqipëria ka filluar të shohë pasojat e para.
Kryeministri Edi Rama shpërndau sot në rrjetet sociale një postim propagande, ku shfaqte pamjet e një avioni, i cili ishtë në veprim duke shuar zjarre. ‘ Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë...,’ shkroi kryeministri.
Kjo është një lojë fjalësh. Shqipëria nuk ka avionë për shuarjen e zjarreve. Ai që postoi kryeministri është marrë me qira nga një kompani turke.
Procedura dhe kosto nuk dihet. Ndërkohë tre avionët e blerë nga spanjollët nuk vijnë, të paktën deri në fund të vitit.
Kjo edhe pse qeveria kishte një angazhim nga garuesi tjetër për t'i sjellë avionët që në majin e shkuar. Por pazari ishte mbyllur në krahun tjetër. Dhe shqiptarët paguajnë faturën e pazareve të fshehta, që bën qeveria. /Kapitali
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën, Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën se qëndrojnë pas anulimit t&e...
Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu është marrë në pyetje nga ...
Kreu demokrat ka reaguar gjatë konferencës së shtypit edhe për shpalljen ‘non grata’ nga MB të gazetarit nga Maqedonia e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat, ku ka denoncuar ashpër skandal...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar ministrin e Financave, që t’i disbursoj&e...
Po, e bëj mbi tekstin që më çove, pa shtuar slogane apo fakte të tjera. Ja një version më natyral, me ritëm lajmi dh...
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka akuzuar qeverinë për standarde të dyfisht...
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Protesta e 66-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është shoqëruar edhe këtë herë me mesazhe simbo...
Në ditën e 66-të të protestës ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, një prej qytetarëve pjesëmarr&eu...