POLITIKE

Qeveria Rama në delir/ Ministri prezanton nismën: Divorci do zgjidhet përmes noterit! Do prezantojmë një platformë e cila do të ulë stokun e dosjeve në gjykata

Piranjat Përditësimi i fundit 12 January 2026, 19:35

Qeveria Rama në delir/ Ministri prezanton nismën: Divorci do zgjidhet

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka deklaraur ditën e sotme se është shumë e rëndësishme që një nga efektet e Reformës në Drejtësi të jetë edhe lehtësimi i jetës së qytetarëve. Kjo në mënyrë  që të mos presin pafundësisht, për çështje krejt të cilat i cilësoj minore dhe të enden në dyert e gjykatave për vite të tëra.

Lamallari shprehet se do të shfrytëzohet çdo mekanizëm, për adresimin e kësaj çështje. Ai tha se së shpejti do të prezantohet një platformë, e cila do të ulë stokun e dosjeve në gjykata. Ministri i Drejtësisë tha se zgjidhja e martesës kur nuk ka elementë financiare apo kur nuk ka trashëgimtarë, kjo zgjidhet edhe përmes noterit.

Sipas tij, nuk ka arsye që një qytetar për të depozituar një dokument të thjeshtë të bëjë disa kilometra rrugë për në gjykatë osë prokurori, ndërkohë që ky mund të depozitohet edhe online.

“Sot në Shqipëri një çift i cili vendos që fatet e tyre nuk janë më bashkë duke kërkuar të zgjidhin martesën, sipas kuadrit ligjor në fuqi, sipas proceseve standarde tradicionale prej kaq vitesh që nuk janë sfiduar, duhet të shkojë në gjykatë. Nuk ka arsye sepse të zvarriten disa çështje, kur ndërkohë në vende të tjera, zgjidhja e martesës kur nuk ka elementë financiare, kur nuk ka trashëgimtarë, kjo zgjidhet edhe përmes noterit. Pra, është shprehje e vullnetit përpara përfaqësuesit ligjor. Kjo ishte sa për ilustrim, por ka shumë hapësira të tjera ligjore që duhen riparë në mënyrë që t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve.

Për ne është shumë e rëndësishme që një nga efektet e Reformës në Drejtësi të jetë edhe lehtësimi i jetës së qytetarëve, që të mos presin pafundësisht edhe për çështje krejt minore që të enden në dyert e gjykatave për vite të tëra. Ky është prioritet madhor i yni. Ne do të shfrytëzojmë çdo mekanizëm të mundshëm për adresimin e kësaj çështje, duke përfshirë mbështetjen që ne kemi dhënë për institucionet e reja të drejtësisë, të cilat në raport me llogaridhënien karshi qytetarëve duhet të japin shumë më tepër nga sa ata kanë dhënë deri më tani.

Është bërë një punë e mirë megjithatë nuk do të jemi kurrsesi të kënaqur derisa të shohim që çështjet nuk zgjasin me vite të tëra në gjykatë, qofshin këto të natyrës civile apo penale apo administrative. Ne këtu do të përdorim mekanizma të ndryshëm ligjore si me mbështetjen e vazhdueshme që ne kemi dhënë në drejtim të kapaciteteve të institucioneve të ndryshme të drejtësisë, qoftë edhe me numrin e ndihmësave ligjorë, po nga ana tjetër është shumë e rëndësishmë për ne që kjo nuk duhet të shikohet vetëm si çështje e rritjes së pagave apo rritjes së numrit të ndihmësave. Kjo është çështje përkushtimi ndaj punës së përditshme, e të qenit efektiv në trajtimin e ankesave apo padive të qyetarëve.

Ne do të prezantojmë një platformë e cila do të kërkojë jo vetëm miratim të strategjisë kombëtare në nivel politik, por edhe rishikimin përmes kësaj i nevojave për ndërhyrje ligjore aty ku është vendi, duke parë edhe praktikat e vendeve më të mira të Bashkimit Evropian, për adresimin e çështjeve, e konfliktit mes palëve përmes mekanizmave alternative si ndërmjetësimi, arbitrazhi, pajtimi, zgjidhja e mosmarrëveshjeve përmes formave hibride duke përdorur edhe teknologjinë.

Nuk ka arsye që një qytetar për të depozituar një dokument të thjeshtë të bëjë disa kilometra rrugë për në gjykatë osë prokurori ndërkohë që ky mund të depozitohet edhe online. Ky është vetëm një aspekt, por sigurisht deri në pjesën e shqyrtimit të çështjeve mundësisht pa shkuar fare në gjykatë. Apo edhe për të shqyrtuar mundësinë e përdorimit të teknologjisë, përfshi edhe Inteligjencën Artificiale, pa i hyrë fare proceseve gjyqësore”, deklaroi ministri Lamallari.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?