Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat
POLITIKE

“Qeveria rikthen fadromat duke shembur pronat e qytetarëve në Vlorë”/ Zhupa: Miratuan ligjin që ndalon punimet gjatë sezonit turistik, por po godasin ekonominë dhe turizmin

P
Piranjat 5 August 2026, 11:31 · 2 min lexim
“Qeveria rikthen fadromat duke shembur pronat e qytetarëve në

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka akuzuar qeverinë për standarde të dyfishta në zbatimin e ligjit të miratuar së fundmi, që ndalon punimet gjatë sezonit turistik.
Zhupa thekson se vetëm dy javë pas miratimit të ligjit, fadromat e shtetit u rikthyen në Vlorë, në kulmin e sezonit, duke krijuar zhurmë, pluhur dhe kaos.
Sipas saj, qeveria po shkel ligjin që miratoi vetë, ndërsa aksionet e ndërmarra në zonat turistike dëmtojnë imazhin e vendit, ekonominë lokale, bizneset dhe besimin e turistëve që zgjedhin Shqipërinë si destinacion.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Miratuan ligjin që ndalon punimet gjatë sezonit turistik, me argumentin se turistëve duhet t’u garantohet qetësi, pa zhurma, pluhur dhe makineri të rënda në rrugë.

Por në Komisionin për Kulturën dhe Turizmin, kur Taulant Balla e prezantoi këtë nismë, e pyeta: Po Edi Ramën si do ta ndaloni? Sepse vit pas viti, pikërisht në kulmin e sezonit turistik, qeveria nis aksione me fadroma, bllokon rrugë, krijon kaos dhe dëmton imazhin e vendit. Madje, shpesh këto ndërhyrje janë shumë më të rënda se çdo punim privat.

Nuk kaluan as dy javë nga miratimi i ligjit dhe propaganda e qeverisë u rrëzua nga vetë qeveria. Edi Ramën se ndaluan dot nga prishja e imazhit të vendit. Dje, në Vlorën turistike, në mes të sezonit, fadromat u rikthyen duke shembur prona të qytetarëve. Zhurmë, pluhur, makineri të rënda dhe një imazh që nuk i shërben aspak turizmit.

Atëherë, çfarë vlere ka ky ligj, kur qeveria e konsideron veten mbi ligjin? Si ka mundësi që makineritë e privatit prishin sezonin, ndërsa ato të qeverisë jo? Si ndryshon zhurma, pluhuri dhe kaosi vetëm sepse fadroma është shtetërore?

Kjo mani për të ndërmarrë aksione në kulmin e sezonit turistik nuk dëmton vetëm qytetarët, por godet edhe ekonominë lokale, bizneset, punën e mijëra familjeve dhe besimin e turistëve që zgjedhin Shqipërinë si destinacion.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.