Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...
Prej dy muajsh, Kuvendi i Shqipërisë po zvarrit procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për autorizimin e arrestimit për zv.kryeministren Belinda Balluku, ndërsa kjo e fundit është marrë e pandehur dhe po hetohet për veprën penale të ‘shkeljes së barazisë në tendera’ në disa procedura me vlerë qindra-milionë euro.
Por për ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, sjellja e Kuvendit tregon ‘një sjellje europiane’ dhe nuk cënon reformën në drejtësi.
“Që në momentin kur kryeministri i një force politike vë re që se ka një mësymje të një pushteti tjetër në kompetencat e pushtetit që ai drejton dhe i drejtohet gjykatës, nuk anatemon dhe nuk shantazhon në mënyrë vulgare personale familjare prokurorin e strukturës, por drejtohet tek arbitri shtetëror që është gjykata. Unë këtë e quaj europianizim dhe konsolidim të reformës në drejtësi, sepse do të flasin institucionet,” tha Gogu të martën në përgjigje të pyetjes së BIRN.
Gogu i bëri komentet gjatë një konferencë për mediat, ku i shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Integrimin, Majlinda Dhuka dhe ministrja e Shtetit për Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, folën për hapat që po ndjek qeveria në përafrimin e legjislacionit në kuadër të negociatave me Bashkimin Europian.
Sipas Gogut, Kuvendi do të presë që të zgjidhet konflikti gjyqësor mes Kryeministrit dhe Gjykatës së Posaçme para se të shprehet për kërkesën e SPAK, duke iu referuar çështjes për masën tjetër ndaj Ballukut e cila shqyrtohet me 22 janar në Gjykatën Kushtetuese.
“Kur institucionet respektojnë afatet e njëri-tjetrit, pavarësinë e njëri-tjetrit dhe kur ‘ndeshjen’ proceduriale para gjykatave e bëjnë pikërisht për të bërë këtë gjë, ky është europianizim dhe institucionalizim dhe nuk e cënon fare reformën në drejtësi, përkundrazi i shton një element tjetër sigurie,” pretendoi ai më tej.
SPAK dorëzoi në Kuvend kërkesën për dhënien e autorizimit për zbatimin e një mase të re ndalimi ndaj Ballukut bashkë me një dosje voluminoze hetimore ndaj saj, por pas një mbledhjeje të ndërprerë në mes të Këshillit për Mandatet, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi refuzoi kërkesat e anëtarëve të opozitës për mbledhjen e këtij këshilli duke e lënë shqyrtimin e kërkesës pezull.
Balluku u mor e pandehur në tetor për Tunelin e Llogarasë, ndërsa më vonë ndaj saj u shtuan akuza për shkelje të barazisë në tendera dhe për Unazën e Madhe të Tiranës.
Gjykata e Posaçme, GJKKO, vendosi masën e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit dhe pezullim nga detyrat ekzekutive si Zv.kryeministre dhe ministre e Transporteve dhe Energjisë, masë e cila u ankimua nga kryeministri Edi Rama në Kushtetuese si ndërhyrje e pushtetit gjyqësor në kompetencat e pushtetit ekzekutiv.
Mbledhja e dytë e Këshillit të Mandateve është lajmëruar në datën 28 janar.
Ftesa e trumbetuar me bujë nuk ishte asgjë më shumë se një njoftim standard ndërkombëtar, një manovër e dësh...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj seancës së sotme të Gjykatës Kushtetuese, e cila po shqyrton kërkesën e dy shoqatave t&eum...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Juridiksionit ...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se “Prokuroria e Përgjithshme provoi dënimin e gjyqtares Irena Gjoka”, duke e ...
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ndërprerjen e energji...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, deklaroi në një dalje për shtyp se shqetësimet për qeverisjen, k...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar situatën e rëndë në qytet...
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi nga Byroja e Kuvendit ka ironizuar kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ajo tha se Balla duhet...
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas dokumentit të ...
Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, gjatë fjalës së tij në seancën e ankimimit të përjashtimit të deputet&eu...