Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich...
POLITIKE

"Qeverisemi nga 'Padrino' i krimit", Lubonja: Nëse humb pushtetin, Rama humb gjithçka

P
Piranjat24 August 2026, 19:13 · 2 min lexim
"Qeverisemi nga 'Padrino' i krimit", Lubonja: Nëse humb

Analisti Fatos Lubonja  thotë se protesta ka arritur të nxjerrë në pah përmasat e pakënaqësisë qytetare dhe nevojën për ndryshime të thella në vend.

Lubonja argumenton se, në një sistem demokratik, një protestë e tillë do të duhej të sillte një reagim politik, ndërsa mungesa e këtij reagimi tregon se ka regjim, se qeveria ka ardhur me krimin dhe qëndron për krimin.

Nuk kanë frikë nga zgjedhjet sepse thonë që kanë krimin me vete.

Rama është përgjegjësi kryesor i kësaj pune është “Padrino” gjithçka e bën për të mbrojtur veten dhe bandën sepse po i ra pushteti i bie gjithçka.

“Protesta ka qenë shumë e suksesshme në misionin e saj dhe vuri në dukje një pakënaqësi shumë të madhe popullore.
Protesta tregoi se duhet të ndryshojë shumëçka në këtë vend. Në një vend demokratik protesta mund të ishte mbyllur sepse mesazhi është dhënë sepse partia do të kishte ndryshuar kryeministrin. Kjo protestë në këtë aspekt e ka kryer këtë mision dhe tregoi se ka regjim, se qeveria ka ardhur me krimin dhe qëndron për krimin. Nuk kanë frikë nga zgjedhjet sepse thonë që kanë krimin me vete.

Jemi në një regjim ku nuk mjafton protesta. Banda kriminale thotë që nuk e lë dot pushtetin. Kanë krijuar përçarje dhe kanë infiltruar njerëz, në këtë situatë mendoj se protesta ndodhet para një pikëpyetjeje sesi do të organizohet, si do të shtohet numri.

Këto janë sfida dhe pas fazës së parë më të vështira. Shtimi i pjesëmarrjes është shumë i rëndësishëm, ka munguar përshkallëzimi sepse është tentuar që të flasë numri dhe jo aksionet e forta, sepse jemi para një regjimi që ka në dorë gjithçka edhe policinë. Kudo në botë ku ka aksione force ka sindikata të organizuara dhe bllokohen rrugët apo fabrikat, Shqipëria s’ka organizma të tillë. Ky numër njerëzish ka treguar se sundohemi nga e keqja", deklaroi Lubonja

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.